SHARE
Si të shpëtojmë nga qimet që mbeten nën lëkurë me 5 mënyra të thjeshta…

Këto janë qime që nuk arrijnë të rriten jashtë lëkurës por mbeten brenda nën folikula.
Kjo mund t’u ndodhi të gjithëve herë pas here, por e rëndësishme është t’i trajtosh në mënyrë që të mos infektohen dhe acarohen.

Eksfolimi

Bëni skrab 2 herë në ditë. Skrabi eliminon qelizat e vdekura që bllokojnë lëkurën dhe poret të funksionojnë si duhet. Masazhi duhet bërë në mënyrë delikate sidomos në zonën ku ka qime të tilla. Kini parasysh që sa më delikat të jetë masazhi, aq më shumë duhet të zgjasi. Përdorni një dorezë, dhe masazhin bëjeni në drejtim të ndryshme ose formë rrethore, jo vetëm në një drejtim.

Aspirina

Merri disa aspirina, shtypi dhe bluaji imët. Përzieje këtë masë me pak ujë derisa të formohet një pastë. Lyejini me këtë pastë vendet ku keni probleme (pasi ta keni lare mirë lëkurën me një sapun anti-bakterial).
Mbajeni rreth 30 minuta (derisa të thahet), pastaj lajeni me ujë të vakët.

Kompresa

Mbani për disa minuta, një kompresë të lagur me ujë të ngrohtë. Shtypeni pak me dorë në vendet ku keni qime të mbetura, dhe mbajeni ashtu derisa te ftohet, ngroheni përsëri dhe bëni të njëjtën gjë disa here, derisa ato qime të vockla t’i afrohen sa më shumë sipërfaqes së lëkurës. Nëse nuk ka ndryshime për 10-15 minuta, provoni një mënyrë tjetër.

Piskatore

Pasi keni bërë kompresat e mësipërme, merrni një piskatore te dizinfektuar, dhe ndihmoni pastrimin e qimeve me të. Përdoreni me kujdes në mënyrë që të mos dëmtoni lëkurën.

Anti-bakterialët (anti-septikët)

Përdorni produkte të tilla që përmbajnë përbërës anti-bakterialë. Sapun bimor me vajra esencialë, vajra natyralë të bajameve të ëmbla përzier me vaj esencial. Këto do t’ju mbrojnë nga acarimet apo infeksionet, dhe do e mbajnë lëkurën shumë të butë dhe të lëmuar.