SHARE

Për të mos shpenzuar shumë është e nevojshme të dimë disa truqe bukurie të thjeshta. Ne po ndajmë me ju disa prej tyre, të cilat do t’ju bëjnë të dukeni të bukura brenda disa minutave.

Për flokë të pastra

Shtoni pak kripë në shampon tuaj dhe flokët tuaja do të jenë më të pastra.

Qerpikë të gjatë

Miksoni vitaminë E dhe pak aloe vera. Aplikojeni këtë përzierje tek qerpikët natën dhe pas një muaji do të shihni ndryshime befasuese.

Qeset e zeza të syve

Përzieni një lugë të vogël kafe me vaj kokosi. Aplikoni këtë maskë 3 herë në javë dhe qeskat do të zhduken.

Forcues për thonjtë

Ky problem mund të zgjidhet lehtësisht duke përzier vajin e kokosit dhe mjaltin. Aplikojeni këtë përzierje në thonjtë tuaj dhe së shpejti ato do të bëhen të gjatë dhe të shëndetshëm.

Pikat e zeza

Duhet të përzieni miellin, mjaltin dhe ujin e ngrohtë. Aplikojeni me një pambuk në zonën problematike. E shpëlani pas 10 minutash.

Njollat e lëkurës

Për ta zgjidhur këtë problem përdorni vazhdimisht fetat e patateve. Kështu do të eliminohen bakteret e dëmshme dhe lagështira e vazhdueshme.

Djegia nga dielli

Shumë shpesh në verë, ne e ekspozojmë lëkurën tonë pa përdorur krem mbrojtës. Soda do të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve dhe skuqjes.

Vazelinë

Me moshën, lëkura fillon të humbasë kolagjenin dhe gjoksi juaj fillon të përkeqësohet. Për të parandaluar këtë, aplikoni vazelin çdo natë dhe ajo do të kthejë elasticitetin tuaj të lëkurës.