SHARE

Shkencëtarët në Universitetin e Bristolit për dhjetë vite kanë studiuar ndikimin që mund të ketë jeta intime në shëndetin e njeriut.

Gjatë hulumtimit arritën në disa rezultate interesante dhe këto janë disa prej tyre:
  • Rreziku i vdekjes është mbi 50 për qind më i ulët për njerëzit që të paktën një herë në shtatë ditë përjetojnë të paktën dy orgazma.
  • Jeta e rregullt intime (të paktën një herë në shtatë ditë marrëdhënie intime), zvogëlon rrezikun e goditjes në tru, ndërsa parandalon edhe zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare.
  • Çiftet që kanë marrëdhënie intime të paktën katër herë në shtatë ditë kanë lëkurë më të re dhe më të shëndetshme, kështu që ata do të duken gati pesë vjet më të rinj.
  • Gjatë aktit intim aktivizohet hormoni i rritjes – somatotropin – që shkatërron radikalet e lira, të cilat janë shkaktare të sëmundjeve të ndryshme kanceroze, dhe ka efekt të mirë në muskuj.
    Pra jeta intime ndihmon në luftën kundër kancerit.
  • Jeta e rregullt intime është kura më e mirë kundër stresit. –
  • Personat që kanë marrëdhënie intime të paktën një herë në dy javë, rrallë vuajnë nga pagjumësia.
  • Intimiteti i ruan meshkujt nga kanceri i prostatës ashtu që gjatë ejakulimit reduktohen qelizat kanceroze në prostatë.