SHARE

Një nga problemet e shpeshta në mesin tonë paraqesin gurët dhe rëra në veshka ose në idhcë. Problemi më shpesh shkaktohet nga uji dhe ushqimi. Për t’ju ikur metodave konvencionale të mjekësisë, ju sjellim recetën për shkrirjen dhe hedhjen jashtë të gurëve nga organizmi.

Përbërësit:
  • 250 gramë sheqer pluhur;
  • 0,25 l vaj ulliri;
  • 250 g limonë me lëvore;
  • 250 g rrënjë majdanozi (të bluara);
  • 250 g mjaltë.
Përgatitja:

Limonët i pastroni mirë. Pasi t’i keni pastruar mirë limonët, i preni në rriska dhe i bluani në blender, e poashtu e bluani edhe rrënjën e majdanozit. Gjithçka përzieni dhe shtoni mjaltin, vajin e ullirit, sheqerin në pluhur.
Përbërësit i përzieni aq gjatë sa të nevojitet për t’u bashkuar.

Për problemet me gurët në veshka dhe idhcë nevojitet të merrni një lugë në mëngjes dhe një lugë në mbrëmje para gjumit. Masën ta ruani në frigorifer, në kavanoz prej qelqit.

Masa ka shije të mirë, e përbërja e saj është e shëndetshme edhe për sëmundje të tjera. Duhet përmendur se gjatë kohës së terapisë duhet të pini sa më shumë ujë.