SHARE

Gjethet e karotës janë një burim i shkëlqyer i vitaminave, mineraleve dhe proteinave të cilat kanë aftësinë për të pastruar gjakun, gjëndrat limfatike dhe veshkore nga mbeturinat toksike.

Gjithashtu, ato mund të përmirësojnë shëndetin e eshtrave, muskujve, si dhe shikimin. Gjethet e karotave janë të pasura me vitaminë C dhe kalium, të cilat mund të zvogëlojnë presionin e gjakut, rregullojnë metabolizmin, parandalojnë sëmundjet e zemrës dhe osteoporozën.

Në mjekësinë alternative, çaji i gjetheve të karotës përdoret për të trajtuar problemet e veshkave dhe për të eliminuar problemet me frymëmarrjen, për shkak të vlerave diuretike të fuqishme.

Kur kombinohen me mjaltë, gjethet e karrotave mund të përdoren për të shëruar plagët, për shkak të vlerave antibakteriale dhe antiseptike.

Shënim: Mjekësia popullore ruse rekomandon përdorimin e gjetheve të karrotave për të stimuluar funksionin e mitrës gjatë lindjes, kështu që nuk duhet të konsumohet gjatë shtatzënisë.

Si t’i përdorni:

Gjethet e karrotave mund të shtohen në sallatë së bashku me perime të tjera, ose në supë. Mund t’i shtoni edhe teksa skuqni perime të ndryshme.