SHARE

Trajtimi I fytyrës me ujë të gazuar e ka origjinen nga Japonia dhe Korea. Ata ishin te paret qe e kane perdorur si trajtim fytyre. Studimet tregojne se benefitet e kesaj terapie jane te jashtezakonshme ne bashkepunim me disa ingredient te tjere te shendetshem per fytyren.

Benefitet e ujit te gazuar per fytyren:
  • Kjo terapi mund te perdoret shume thjeshte dhe ne cdo kohe.
  • Sa here ndiheni te lodhur dhe doni te ndiheni plot gjalleri mjafton te beni kete terapi dhe do te ndjeni diferencen.
  • Bashkon fibrat e kolagjenit duke I dhene qendrueshmeri lekures.
  • Ndihmon ne pastrimin e poreve
  • Eshte e pershtateshme per te gjitha tipet e lekures.
  • Nuk shkakton asnje efekt anesor apo irritim per lekuren.
Si vepron kjo metode trajtimi?

Flluskat e ujit te gazuar ndihmojne ne dergimin e oksigjenit ne pore duke nxjerre jashte papastertite e duke lene pas nje lekure te paster e te shendeteshme. Gjithashtu kjo metode rrit qarkullimin e gjakut I cili zbardh fytyren. Nder benefitet me kryesore te ketij trajtimi mund te permendim: Hidraton lekuren, balancon, rrit qendrueshmerine, kontrollon sekrecionet e yndyres, eskofilon,pastron.

Si ta perdorim kete metode ne pastrimin e fytyres?
Lekurat normale dhe te yndyrshme

Mbushni nje ene me uje te gazuar dhe mbani fytyren ne te rreth 10-20 sekonda. Per fytyrat normale rekomandohet te kryhet njehere ne jave dhe per ato te yndyrshme dy here ne jave.

Lekurat e thata dhe sensitive

Mbushni nje ene me uje te gazuar dhe uje natyral ne porcione te barabarta dhe mbajeni fytyren rreth 10-20 sekonda. Rekomandohet vetem nje here ne jave. Nese e provoni kete trajtim per nje muaj rresht do te shihni ndryshimin dhe do te shikoni sesi fytyra juaj do te shkelqeje.