SHARE

Tashmë i njihni përfitimet e uthullës së mollës dhe përdorimet e saj duke nisur që nga turshitë, sallatat dhe ushqimet e ndryshme. Ndoshta nuk e besoni, por konsumimi i uthullës së mollës para se të flini gjumë do të përmirësojë shëndetin dhe jetën tuaj në tërësi!

Këto janë 10 përfitimet shëndetësorë të uthullës së mollës:
Humbja në peshë

Duke u bazuar në shumë studime, obeziteti është i lidhur ngushtë me gjumin. Sa më shumë peshë të ketë një njeri aq më shumë probleme me gjumin do të ketë. Uthulla e mollës ka aftësinë të luftojë grumbullimin e dhjamit dhe redukton oreksin. Uthulla gjithashtu përmban pektin që relakson trurin. Kështu që kur ndiheni të uritur para se të flini hiqni duart nga çokollatat dhe përzieni 1 lugë gjelle uthull molle në një gotë uji dhe pijeni.

Trajton dhimbjet e fytit

Bakteri përgjegjës për dhimbjen e fytit nuk mbijeton dot në një ambient ku ka uthull molle. Merrni 1 lugë çaji uthull molle dhe kalojeni një orë para se të shkoni në shtrat.

Lemza do të zhduket

Uthulla e mollës stimulon nervat përgjegjëse për lemzën dhe shijimi i uthullës do të bëjë që nervat ta “harrojnë” lemzën. Një lugë çaji me uthull molle i tretur në një filxhan ujë mujafton për t’a ndaluar.

Çliron hundët e zëna

Uthulla e mollës është e pasur me magnezium, potasium dhe vitaminë B1, B2, A, dhe E pastron mukozën dhe sinuset. Përzieni një lugë çaji uthull molle në një gotë ujë dhe pijeni para se të shkoni në shtrat.

Rregullon acidin në stomak

Uthulla e mollës ka aftësinë të rregulloë nivelet e acidit në stomakun tuaj. Thjesht përzieni një lugë gjelle uthull në një gotë ujë dhe pijeni përpara se të shkoni në shtrat.

Rregullon frymën e keqe

Bakteri në gojën tuaj është për këtë shkak. Siç thamë më parë uthulla e mollës mund ta vrasë këtë bakter duke iu lënë gojën të freskët. Ju duhet të merrni një lugë çaji uthull molle para se të shkoni në krevat.

Redukton dhimbjet e stomakut

Uthulla e mollës ndihmon që ju të harroni pagjumësië gjatë natës që shkatkohet nga dhimbjet e stomakut tuaj. Ju nuk do të keni më probleme me gazrat në stomak dhe shtrëngimet. Përzieni 1 lugë çaji uthullë molle në një filxhan çaji me ujë të ngrohtë dhe pijeni para se të shkoni në shtrat.

Ndalon keqtretjen

Pagjumësia është e lidhur ngushtë më digjestionin. Uthulla e mollës ju ndihmon në problemet me fryrjen dhe përzierjen, Përzieni një lugë çaji me uthull molle dhe mjaltë në një gotë me ujë të ngrohtë para se të flini.

Redukton dhimbjet e gjurit

Mungesa e kaliumit konsiderohet si një nga shkaktarët kryesorë të dhimbjes së gjurit. Për fat të mirë uthulla e mollës është e pasur me kalium që ka aftësinë të reduktojë dhimbjen dhe të rregullojë balancën në qëndrimin e trupit.

Ul nivelet e sheqerit në gjak

Nivelet e larta të sheqerit në gjak është një ndër problemet më të larta që njerëzit që vuajnë nga pagjumëia kanë. Uthulla e mollës mund të përmirësojë ndjeshmërinë e insulinës në gjak duke reduktuar dhe sheqerin. Ju duhet të merrni rregullisht 2 lugë çaji uthull mollë për këtë problem.