SHARE

Shije fantastike, nuk do t’i rezistoni.

Përbërësit:
  • 6 bërxolla pule,
  • ¼ e filxhanit jogurt,
  • 2 lugë majonezë,
  • dy lugë të vogla mustardë (senf),
  • një lugë lëng të freskët të limonit të shtrydhur,
  • një lugë e vogël mjaltë,
  • një lugë e vogël rigon.
Përgatitja:

Mishin shtypeni dhe qitni erëza të thata. Ngroheni vajin dhe fërgojeni mishin e pulës nga të dyja anët, në mënyrë të njëjtë.

Jogurtin, majonezën, mustardën, lëngun e limonit, mjaltin dhe rigonin përzieni mirë dhe lini 15 minuta të qëndrojnë në mënyrë që të gjithë përbërësit të bashkohen dhe shijet të përziheni.

Rendisni bërxollat në pjatë dhe qitni salcën e përgatitur.

Shërbejeni me oriz të zier apo me makarona.