SHARE

Mëngjeset më të mira fillojnë me një bum energjish që na vijnë nga xhenxhefili, limoni dhe shafrani i Indisë.

Pse kjo pije është kaq e fuqishme?

Limoni i jep një nxitje fantastike metabolizmit tonë.
Xhenxhefili ka veti inflamatore të mahnitshme, një efekt anti-plakje që mund t’ju ndihmojë të largoni kilet shtesë.
Shafrani i Indisë është një aromë e dobishme shëndetësore dhe mund të shtypë rritjen e indeve yndyrore. Parandalon dëmtimin e ADN-së.

Ja si ta përgatisni:
Përbërësit:
  • 3 limonë të qëruar
  • pak xhenxhefil
  • 2 lugë gjelle pluhur shafrani
  • 1 gotë me ujë
Përgatitja:

Vendosini të gjithë përbërësit në një blender dhe më pas vendoseni përzierjen në formën e kubave të akullit. E fusni në frigorifer, në ngrirje. Çdo mëngjes merrni një kub dhe e shkrini në një gotë me ujë të nxehtë. E trazoni për rreth 30 sekonda dhe e pini. Do të vini re që gjatë ditës do të ndiheni plot energji!