SHARE

Farat e lirit nuk janë vetëm shtesë e shijshme për pjekurinat dhe gjellët, porse është edhe ushqim shumë shërues, forcon eshtrat dhe ndihmon në terapinë te djegiet dhe te hemorroidet.

Nëse organizmit tuaj i mungon kalciumi, mjafton që një lugë të supës të këtyre farave ta përzieni me 0,5 dl jogurt dhe e lini të qëndrojë tërë natën. Në mëngjes përzierjen e hani në stomak të thatë, e këtë mënyrë e përsëritni nga dita në dytë, derisa të ndiheni më mirë.

Për shërimin e hemorroideve bluani një lugë fara të lirit dhe aty shtoni dhe dy lugë ujë. Përzieni bashkë gjithçka derisa të fitoni një masë homogjene, e më pas shtoni dhe një lugë gjalpë. Gjithçka përzieni bashkë, e lyeni një pjesë të bukës së thekur dhe e hani. Ky ilaç i “shijshëm” përdoret sipas nevojës.

Nëse jeni djegur me rastin e përgatitjes së gjellëve, përgatiteni këtë çaj: dy lugë fara të lirit i përzieni me një gotë me ujë, e ngrohni dhe e zieni për disa minuta. Më pas e procedoni dhe e lini të ftohet. Hidhni një pjesë pambuk në këtë çaj dhe kaloni sipër vendit të djegur.