SHARE

Studimet kanë dëshmuar se vaji i ullirit ndikon si ibuprofen natyral. Prandaj, vaji i ullirit gjithnjë e më shumë u shtohet kremrave kundër dhimbjeve te sëmundjet inflamatore të nyjave dhe eshtrave.

Në aromaterapi livanda përdoret për qetësim, relaksim dhe heqjen e tensionimeve. Vaji eterik zbut migrenën dhe dhimbjet e kokës, nëse me të lyeni kapakët e syve, qafën, ballin ose lëkurën pas veshëve.

Kamfori është substancë kristale, që merret nga lisi kamfor. Lehtëson dhimbjen, përshpejton qarkullimin e gjakut.

Receta
Përbërësit:
  • 20 gjethe të livandës së freskët,
  • 2,5 dl vaj ulliri
  • 40 gramë kristale kamfori
Përgatitja:

Mbusheni kavanozin me gjethe të livandës, qiteni dhe vajin e ullirit sa t’i mbuloni gjethet, e mbyllni me kapak dhe e lini në diell për dy muaj. Pas kësaj, vajin e kulloni dhe e hidhni në shishe të errëta, i mbyllni mirë dhe i ruani në vend të errët dhe të ftohtë. Në 2,5 dl vaj përzieni 40 gr kristale të kamforit. I përzieni dhe përsëri e kulloni masën.

Me këtë vaj të fituar lyeni lëkurën në mbrëmje, pas dushit. Bëni masazh sipas nevojës.