SHARE

Një pjesë e mirë ekspertësh besojnë se heqja e depozitave të dhjamit në trup duhet të bëhet duke ndjekur një dietë strikte. Por në fakt procesi i djegies së yndyrës së trupit ndikohet dhe nga rezerva të tjera energjie, të njohur si glikogjeni (karbohidratet) dhe proteinat (muskujt).

Në mënyrë që të nxisni trupin tuaj të përdorë yndyrën e akumuluar, duhet të ndryshoni mënyrën e përdorimit të depozitave të energjisë.

Në rastet e stresit konstant, mund të hani ushqim vazhdimisht, por kjo mund të jetë dhe për shkak të ekzistencës së parazitëve në stomak. Në rastet e konsumimit të tepërt të ushqimeve të ëmbla, trupi merr shumë mukozë e cila është perfekte për këto parazitë. Ky mjedis është i favorshëm edhe për bakteret apo kërpudhat, ndaj duhet të gjeni mënyrën e duhur për të eleminuar yndyrën e akumuluar në trup dhe të hiqni parazitët.

Trajtimi i mëposhtëm natyral është shumë efektiv:
Përbërësit:
  • 10 gram karafil i thatë,
  • 100 gram fara liri.
Përgatitja:

Duhet t’i grini të dy përbërësit dhe të përgatisni një pudër.

Përdorimi:

Çdo mëngjes për 3 ditë më radhë duhet të konsumoni 2 lugë gjelle nga kjo pudër me një gotë ujë ose me mëngjesin tuaj.
Për efekt më të mirë, përdoreni këtë trajtim për 3 ditë, bëni po kaq ditë pushim dhe përsëriteni procedurën sërish.

Pas një muaji, do të ndjeni efektet e mrekullueshme, pasi trupi juaj do të jetë i pastër nga parazitët dhe toksinat. Gjithashtu mbani mend që duhet të konsumoni mieralet dhe vitaminat e nevojshme ditore, në mënyrë që të merrni energjinë e duhur për ditën.