SHARE

Lëkurat e mandarinave ose dhe fruti i mandarinës është një frut i ngjashëm me portokallin. Është frut i ëmbël dhe gjithashtu ka një sërë vlerash ushqyese si vitamina ashtu edhe minerale, duke e bërë një zgjidhje perfekte për ta konsumuar shpeshherë gjatë ditës.

Lëkura e këtij fruti përmban vajra esencialë që përdoren shumë nga industria e parfumeve, por edhe në produktet e kujdesit ndaj lëkurës.

Të hedhësh poshtë lëkurat e manderinës konsiderohet një nga gjërat më normale sepse mendohet një mbetje e frutit, por më poshtë do t’jua rendisim sëmundjet që lëkurat e mandarinave shërojnë dhe mënyrën si t’i përgatisni:

Bronkiti

Shtoni 2 lugë me lëkura mandarinash në një gotë me ujë të zierë, lëreni të qëndrojë për një orë dhe më pas pijeni. Mund ta pini tre herë në ditë dhe do ta largoni në mënyrë të shpejtë bronkitin.

Kolla

Duhet t’i lini lëkurat të thahen, më pas vendosini në një gotë me ujë të ngrohtë, më pas vendosini në një vend të ftohtë dhe mbajini aty për 1 javë. Pasi të ketë kaluar kjo kohë merrni vetëm 20 pika nga përbërja dhe hidhini në një gotë me ujë dhe piheni të paktën tre herë në ditë para çdo vakti.

Bllokimi i hundëve

Në një tas vendosni disa lëkura mandarinash të freskëta dhe shtoni ujë të zierë. Ju rekomandojmë që të vendosni hundën mbi enën që është uji i zierë dhe lëkurat e mandarinave dhe qëndroni ashtu për 10 minuta. Pasi të ketë mbaruar kjo proçedurë ju këshillojmë që të vendosni një shall dhe mos ta ekspozoni vetën ndaj të ftohtit.

Mykun e këmbëve

Kjo është një procedurë shumë e thjeshtë, mjafton të fërkoni lëkurën e mandarinave në zonën e afektuar dy herë në ditë për një javë.

Lodhje fizike dhe probleme me gjumin

Vendosni disa lëkura manderinash në një çantë prej rrobe dhe mbajini ato pranë jush, nuhasni aromën që del prej tyre për 15 minuta. Mund të shpëtoni dhe nga dhimbjet e kokës me këtë teknikë.

Hipertensioni dhe Takikardia

Në tre litra ujë hidhni një gotë me lëkura manderinash, ziejini dhe më pas lërini të qëndrojnë për një orë. Kullojeni përmbajtjen dhe përdoreni për t’i bërë trupit tuaj një dush relaksues. Ju rekomandojmë ta bëni këtë banjë një ditë po dhe një ditë jo.