SHARE

Qimet në gjinj dalin të jenë jo vetëm problem estetik.

Gjinjtë janë organi më i ndjeshëm i çdo femre. Atyre u nevojitet një kujdes i veçantë, pasi që lehtë mund të dëmtohen.

Shumica e grave dhe e vajzave kanë qime në to, rreth thimthave. Nuk bëhet fjalë për problem serioz, sa për atë estetik.

Megjithatë, problemi mund të lind nëse vëreni qime në pjesë tjera të gjinjve dhe ndryshime në organizmin tuaj. Bëhet fjalë për rezultatin e disbalancës hormonale. Kjo ndodh kryesisht për shkak të asaj që keni të shtuar nivelin e testosteronit.

Gjithashtu, qimet mund të jenë të shkaktuara edhe nga sindroma e vezoreve policistike, e cila njëkoësisht është e shkaktuar nga disbalanca e hormoneve në organizëm.

Kur është fjala për cistet, te femrat e prekura nga kjo sindromë kanë tendencë të shfaqen edhe akne, parregullësi në cikël, gjakrrjedhje të gjatë menstruale, tendenca e shtimit të peshës trupore, si edhe problemet me ngjizjen.

Te disa femra kjo sindromë mund të shtojë rrezikun e prekjes nga diabeti dhe nga sëmundjet e zemrës.