SHARE

Në shtator të këtij viti është publikuar një studim në portalin Greenme.it, sipas së cilit nënat duhet të tregojnë kujdes në lidhje me llojin e qumështit pluhur që janë duke përdorur tek fëmija.

Studimi u paraqit fillimisht nga K-Tipp, gazeta më e madhe e konsumatorit në Zvicër, e cila paraqet të dhëna të rëndësishme nga studime që kryhen në lidhje me ushqimin.

Sipas tyre, tek disa marka të qumështit pluhur gjenden dy substanca toksike, dhe ky rezultat u paraqit pas kryerjes së një testi.

Për çfarë bëhet fjalë?

Nuk është hera e parë që flitet në lidhje me përdorimin e vajit të palmës tek ushqimet e bebeve, dhe rreziqet që sjell në shëndetin e tij. Pas dyshimeve, janë kryer analiza për 10 marka të qumështit pluhur kryesisht edhe në lidhje me përmbajtjen e 3-MCPD (një substancë e dëmshme që clirohet nga trajtimi i vajit të palmës).

Edhe pse është shumë e dëmshme ende nuk është arritur të gjendet një mënyrë për ta larguar nga proçeset industriale. Diferencën në produkte e bën sasia e saj. Ka qënë EFSA, autoriteti europian për sigurinë ushqimore që ka përcaktuar limitet e kësaj substance, duke klasifikuar qumështet sipas rrëzikut që kanë.

Cilat janë markat për të cilat nënat duhet të tregojnë kujdes?

Qumështi “Hero”. E ka 3-MCPD 14 herë më të lartë se norma;

Bimbosan Classic 1 e ka 5.3 herë më të lartë;

Alnatura e ka 3.3 herë më të lartë;

Aptamil pronutra 1 e ka 2.94 herë më të lartë;

Milupa milumil 1 e ka 2.6 herë më të lartë;

Holle e ka 2.1 herë më të lartë;

Nestle beba 1 optipro e ka 1.6 herë më të lartë;

Bimbosan superpremium 1 e ka 1.6 herë më të lartë;

Nestle beba 1 Ha optipro e ka 1.2 herë më të lartë;

Tek qumështi Hero baby, bimbosan superpremium dhe classic gjendet edhe nje substancë tjetër, glicidoli, e cila sipas EFSA është koncerogjene dhe nuk duhet të ndodhet tek ushqimet.