SHARE

Lajthia, falë popullaritetit të saj përfshihet në shumë receta dhe produkte. Për popullaritetin e saj më meritor është shija dhe vlera e saj ushqyese. Është e pasur me yndyra mono të shëndetshme.

Vetitë shëruese të lajthisë

Përpos sasisë së madhe me aminoacide të pangopura, ajo përmban minerale dhe vitamina, si dhe fitosterole. Fitosterolet vlerësohen për faktin se parandalojnë sëmundjet kardiovaskulare dhe tumoret. Aminoacidet oleine janë edhe një tjetër nutrient shërues. Ndikon mirë në uljen e shtypjes së gjakut, si dhe parandalon sulmin në zemër dhe atë në tru. Një hulumtim ka dëshmuar se konsumimi i rregullt i aminoacideve oleine në masë të madhe e përmirëson kujtesën.

Falë sasisë së madhe me vitamina E, lajthitë janë antioksidues të mirë që luftojnë radikalet e lira, ngadalësojnë shenjat e plakjes dhe e forcojnë sistemin imun.

Është shumë e veçantë, pasi që përmban një sasi të madhe të acidit folik, vitaminë kjo që e hasim vetëm te perimet me gjethe të gjelbër.

Falë përbërësve të saj, lajthia ndihmon edhe në:

  • parandalon sëmundjet kardiovaskulare
  • parandalon rrezikun për tumore
  • lufton kundër radikaleve të lira
  • përmirëson kujtesën dhe aftësitë mendore
  • ul kolesterolin e keq – forcon sistemin imun.