SHARE

Lëngu i vishnjave ndikon në organizëm ngjashëm sikurse ilaçet për uljen e shtypjes së gjakut, theksojnë ekspertët nga universiteti “Nortambri”.

Njerëzit që kanë pirë 60 ml lëng të vishnjave të tretur me pak ujë, për shtatë për qind e kanë ulur shtypjen e gjakut brenda tre orëve. Kjo mjafton që rreziku për sulm në tru të ulet për 38 për qind, e nga sulmi në zemër për 23 për qind.

Kjo veti e shkëlqyeshme i përshkruhet efektit të acideve të fenolëve nga vishnjat, që njëherësh janë edhe antioksidues i fortë.

“Shumicën e sëmundjeve kardiovaskulare e shkaktojnë faktorët që mund të kontrollohen dhe të ndrysho. Aty zakonisht bën pjesë shtypja e lartë e gjakut, niveli lartë i kolesterolit, mbipesha, duhani, mungesa e ushtrimeve fizike dhe diabeti. Shtypja e lartë e gjakut është shkasi lider i vdekjeve nga sëmundjet kardiovaskulare, derisa edhe rënia e vogël e shtypjes së gjakut mundet të ketë në shkallën e vdekjes”, ka shpjegua autorja e studimeve Caren Ceen.

Për këtë arsye, njerëzit që vuajnë nga shtypja e lartë duhet të konsumojnë më shumë vishnja, sidomos në sezonin e tyre, por edhe mund t’i konsumojnë të ngrira më pas.