SHARE

Gjatë kohës organet gjenitale ashtu si edhe gjithë organizmi i njeriut ndryshojnë, kjo për shkak se gjendemi në situata të ndryshme të jetës sonë.

Madhësia, forma madje dhe sekrecionet e ndryshme vaginale ndryshojnë me kalimin e kohës, kështu në të njëzetat tuaja do të keni:

Tkurrje normale

Puberteti është në kulminacion dhe organet tuaja kanë arritur madhësinë e pjekurisë. Me përjashtim, buzët e jashtme mbyllin pjesën tjetër të gjenitaleve tuaja. Mos u tronditni nëse i shihni më të holla. Me kalimin e moshës, dhjami nën lëkuror, duke përfshirë edhe atë të gjenitaleve, zvogëlohet.

Në të tridhjetat tuaja…
Hije të errëta

Ndryshimet hormonale që vijnë si pasojë e shtatzënisë ose plakjes mund të shkaktojnë që buzët e brendshme të cilat rrethojnë klitorin dhe hapjen vaginale, të errësohen në ngjyrë.

Shtrirje të mëdha

Mitra e fryrë në formë balloni me përmasa të shalqirit gjatë shtatzënisë, e cila zvogëlohet brenda gjashtë javësh pas lindjes. Rreth 32% e femrave tashmë iu nënshtrohet prerjes cezariane duke mos kursyer shtrirjet e mundshme (edhe pse plagët e tyre mund të dhembin apo të kenë therje për vite me radhë).

Në të dyzetat tuaja…

Cikël i shkurtë

Edhe pse ovulacioni i një gruaje tkurret me shpejtësi në të dyzetat e hershme, ajo sërish mund të evoluojë dhe të ketë cikël menstrual. Ciklet janë pak më të shkurtra edhe pse kanë tendencë të vazhdojnë deri në moshë 51 vjeçare – periudha e menopauzës.

Ndrydhje e thellë

Organet tuaja reproduktive janë të mbështetura nga një shtrat i varur i indeve dhe muskujve. Kilogramët shtesë, plakja apo vite të shumta stërvitje, mund të lirojnë muskujt e legenit, duke shkaktuar rrjedhje të fshikëzës apo ndjesinë sikur keni rëndesë aty poshtë. Praktikoni sa më shumë ushtrimet e Kegelit.

Tharje vaginale

Nivelet e ulëta të estrogjenit ndikojnë në ekuilibrin vaginal, e cila mund të nxisë inflamacion – së bashku me tkurrjen dhe tharjen e mureve vaginale, gjë që mund të shkaktojnë kruarje dhe skuqje. Rregulla bazë: seksi i rregullt mund të parandalojë këtë atrofi.