SHARE

Dhimbjet e kokës, temperatura dhe kolla, janë simptomat e viruseve, kështu që ju sugjerojmë këtë recetë që është shurupi më efektiv parandalues.

Përbërësit:
  • 200 gr sheqer,
  • 300 ml ujë,
  • 6 gjethe dafine,
  • 7 gjethe trumzë,
  • 1 lugë mëllagë të bardhë,
  • 1 lugë kamomil.
Përgatitja:

Treteni sheqerin në temperaturë të ulët. Shtoni ujin dhe përzieni sheqerin. Shtoni dhe përbërësit e tjerë dhe lërini të vlojnë edhe për tre minuta. E hiqni masën nga pllaka dhe kur të ftohet, e derdhni në kavanozin prej qelqit dhe e mbani në frigorifer.

Konsumoni nga një lugë në ditë.