SHARE

Nëse dëshironi që sonte të jeni në formë, të keni një gjumë të rregullt dhe të ndjeheni të relaksuar, atëherë kjo është një mënyrë shumë e lehtë dhe argëtuese që do t’ju ndihmojë.

Akti intim është ilaçi më i mirë për gjumë

Nuk kanë thënë kot “Ilaçi më i mirë i gjumit është akti intim”. Orgazma ju qetëson si psiqikisht ashtu edhe fizikisht dhe ju mundëson të bëni një gjumë të qetë. Është fakt që marrëdhëniet intime të natës ndikojnë pozitivisht tek personat që kanë probleme me gjumin e natës. Këta në krahasim me çiftet që nuk kryejnë marrëdhënie intime para gjumit, bëjnë një gjumë më të thellë dhe më të qetë.

Është sporti më argëtues

Përveç kësaj, çiftet të cilat merren me sport për rregullimin e qarkullimit të gjakut, mund ta zëvendësojnë atë me marrëdhënie intime para gjumit. Përderisa me sport ju e aktivizoni një pjesë të trupit, me marrëdhënie aktivizohet cdo pjesë e mundshme e trupit tuaj. Kështu organet punojnë në mënyrë më efikase dhe përshpejtohet rinovimi i qelizave. Rrahjet e shpeshta të zemrës e rrisin sasinë e oksigjenit dhe të gjakut teksa shpërndahen në tru dhe në inde. Kjo do të thotë një performancë më e mirë mendore. Nëse intimiteti para gjumit bëhet në mënyrë te rregullt, performanca juaj mendore shtohet rregullisht.

Mbajeni vijën e trupit tuaj përmes kënaqësisë intime

Një avantazh tjetër i kënaqësisë intime para gjumit është se u ndihmon çifteve ta mbajnë formën e tyre. Pasi marrëdhënia intime nuk është diçka individuale dhe me ekuilibër siç janë sporti dhe ushqimi i shëndetshëm, është i përkryer për individët të cilët kanë vështirësi në këto lami.

Djeg 150 kalori në 30 minuta

Sipas hulumtimeve, 30 minuta marrëdhënie intime e pasionuar djeg 150 kalori. Përveç kësaj, marrëdhënia intime para gjumit e korrigjon boshtin e kurrizit dhe kështu ndikon pozitivisht në qëndrimin tuaj. Lëvizjet ritmike që krijohen gjatë aktit intim në pjesën e poshtme të belit, ndikojnë mirë në muskujt e shpinës dhe në boshtin e kurrizit.