SHARE

Lëkura e fytyrës është ndër pjesët më sensitive të trupit. Nëse nuk kujdeseni mirë për të mund të dëmtohet shumë lehtë. Ka shumë produkte dhe trajtime për fytyrë që thonë se janë efektive, por shumica prej tyre janë shumë të dëmshme për lëkurën.

Më poshtë do ju rendisim një listë me 10 përbërës që nuk duhet t’i vendosni asnjëherë në fytyrën tuaj!

Limoni

Limoni është një përbërës acid që mund ta dëmtojë shumë lehtësisht lëkurën e fytyrës tuaj. Lëngu i limonit mund të shkaktojë irritim dhe do t’i bëjë gjërat akoma më keq nëse vuani nga inflamacioni i lëkurës.

Pasta e dhëmbëve

Shumë njerëz përdorin pastë dhëmbësh për aknet ose puçrrat, por ky është një veprim tërësisht i gabuar. Pastat e dhëmbëve janë shumë të rrezikshme për lëkurën, gjithashtu i shkaktojnë asaj tharje. Është e vërtetë ato mund ta thajnë një puçërr por gjithashtu pasta e dhëmbëve do të largojë edhe lagështinë nga lëkura juaj dhe më pas duke i shkaktuar asaj djegie, që më pas do të lërë disa njolla të vogla të zeza.

Llaku i flokëve

Përdorimi i llakut të flokëve për të mbajtur në vend makeup-in tuaj është një nga gjërat më të tmerrshme që mund t’ia bëni fytyrës tuaj.

Vazelinë

Sigurisht që vazelina mund të hidratojë fytyrën tuaj por na besoni kur themi se nuk është hidratuesi më i mirë që gjendet aty jashtë. Në fillim fytyra do ndihet shumë e butë por më pas do “ndihmojë” që poret tuaja të zënë shumë papastërti si dhe do e bëjë fytyrën tuaj të yndyrshme.

Uji i nxehtë

Duhet ta lani gjithmonë fytyrën me ujë të vakt dhe asnjëherë me ujë të nxehtë.

Locion trupi

Të gjitha gratë përdorin locion trupi pasi lahen por ky është një gabim i madh. Hidratuesit e trupit përmbajnë përbërës të rrezikshëm duke shkaktuar të kundërtën e asaj që mendohet se bëjnë.

Peroksid Hidrogjeni

Po, peroksidi i hidrogjenit është një zgjidhje e mirë kur keni të prera ose plagë të vogla, por nuk duhet të përdoret asnjëherë në fytyrë.

Sheqer

Sheqeri është gjithmonë një përbërës kryesor në skrubet e ndryshme, por sipas ekspertëve, nuk është aq i padëmshëm sa mendojmë.

Alkool

Të vendosësh alkool në fytyrë është po aq e rrezikshme sa peroksidi i hidrogjenit.

Sodë buke

Soda e bukës ka vlerë të pH-së shumë më të lartë se sa ajo e fytyrës, kështu që duke e përdorur atë në fytyrë ju e prishni balancin e vlerës së pH-së së fytyrës, gjë që rezulton në tharje apo yndyrosje të fytyrës si dhe akne e probleme të tjera.