SHARE

Keni dëshirë që të bëni fëmijë, por nuk ia dilni dot? Për këtë arsye meshkuj të dhashur duhet të lexoni se çfarë ndikon në cilësinë e spermës tuaj.

Mos pini cigare

Ata që tymosin kanë më pak spermatozoidë dhe ata janë ose më të avashtë, ose me patologji. Andrologët thonë se kush heq dorë nga duhani, i rrit shanset për të bërë fëmijë me 30 përqind.

Fikeni gjithmonë ngrohësen e ulëses

Për ata që kanë makina me ulëse me ngrohje, të mos e përdorin këtë opsion. Testikujt gjenden jashtë trupit dhe kështu është më mirë. Ata pëlqejnë kryesisht të qëndrojnë në temperatura të freskëta. Sa më e lartë temperatura, ndalohet prodhimi i spermës.

Xhinset e ngushta nuk janë për baballarët në perspektivë

Testikujt qëndrojnë gjithmonë e më të ngjeshur pas trupit, duke bërë që të qëndrojnë në të nxehtë.

Ruani një masë normale trupi

Kush ka një indeks të masës së trupit nën 20 apo mbi 25, ka spermë të keqe. Kështu thonë shkencëtarët e Universitetit të Kopenhagenit.

Bëni dashuri rregullisht

Nuk ka rëndësi nëse vetëm apo vetë i dytë – rëndësi ka që të derdheni. Sa më rrallë të derdhni spermë, aq më e keqe bëhet cilësia e saj.

Ju lutem, hiqni dorë nga soja

Ajo përmban estrogjen bimor dhe është një helm për prodhimin e spermës.

Dhe në fund mos harroni, edhe nëse nuk doni të bëni fëmijë, rëndësi ka që të jeni pjellorë.
Meshkujt që kanë spermë të mirë jetojnë mesatarisht katër vite më shumë.