SHARE

Termi nervi shiatik ka të bëjë me dhimbjet në pjesën e poshtme të shpinës, në hapësirën e fundshpinës dhe këmbë, dhimbje që shfaqet krejt papritmas. Pos dhimbjes, ata që vuajnë nga nervi shiatik kanë edhe të djegura në këmbë. Shumë njerëz tentojnë që dhimbjen ta shërojnë me ndihmën e ilaçeve konvencionale, por ilaçet e tilla kanë afat jetëshkurtër.

Po ashtu, shumë ekspertë përmendin edhe ushtrime, si dhe pozita të ndryshme të jogës, për të zgjidhur këtë problem.

Simptomat e nervit shiatik janë:

– Dhimbja fillon në pjesën e poshtme të shpinës ose nga njëra anë e kofshës, shpërndahet në fundshpinë.
– Të djegura në njërën apo të dy këmbët.
– Dhimbja përkeqësohet kur uleni.
– Ndjeni plogështi, vështirësi gjatë lëvizjes së këmbëve ose shputave.
– Dhimbje konstante në fundshpinë.

Receta për ilaçin e nervit shiatik dhe dhimbjet në shpinë:
Përbërësit:
  • 4 thelpinj të hudhrës,
  • 200 ml qumësht,
  • mjaltë
Përgatitja:

Shtypini thelpinjtë e hudhrës dhe më pas i zieni në pak zjarr. Derisa i zieni, shtoni qumështin dhe prisni disa minuta derisa të vlojnë. Më pas qumështin e hiqni nga zjarri. Hidhni mjaltë sipas shijes.

Si ta përdorni:

Këtë përzierje ta konsumoni një herë në ditë nga një lugë dhe shumë shpejt do të vëreni lehtësim nga dhimbjet. Kjo ndodh, pasi që hudhra përmban efekte të forta kundër inflamacioneve.