SHARE

Aborti do të thotë dalja e produktit të konceptimit jashtë organizmit të gruas. Mjekia Mimoza Keta e ftuar në emisionin ‘Ditë e Re’ transmetuar në Ora News tha se pasojat e abortit mund të jenë të menjëhershme dhe të mëvonshme.

Ajo u shpreh se pasojat e menjëhershme mund të ndodhin kur bën një abort me vegla dhe mund të kesh një hemorragji të madhe të padeterminueshme. Në këtë mënyrë fillon humbet gjak dhe rrezikohet jeta e nënës.

“Mund të ndodhë një shpim i mitrës, femra përfundon në sallë dhe rrezikon që t’i hiqet mitra. Në pjesën më të madhe të rasteve femrat me këtë komplikacion kanë përfunduar në heqje të mitrës.”

Ndërsa pasojë e mëvonshme është infeksioni. Sterilizimi i veglave, ambienti apo edhe mostrajtimi që në fillim i organit gjenital femëror për infeksione të mundshme që mund të jenë të pranishme, bën që këto infeksione të kalojnë nga organi gjenital në pjesën e sipërme të aparatit riprodhues duke shkaktuar endometritet.

“Endometri do të thotë infeksioni i gjithë pjesës së brendshme të mitrës. Nëse ti dëshiron që të ngjizësh një fëmijë më vonë, pjesa e brendshme e mitrës nuk arrin që ta mbajë dhe kjo sjell abort abitual, duke rrezikuar një shtatëzani të dytë. Por nëse prek tubat e falopit ku kalon veza në drejtim të mitrës, ky konstruksion shkatërrohet nga infeksioni dhe veza implantohet në tub, nuk arritën të shkojë në mitrës duke sjellë shtatëzani jashtë mitre. Nëse nuk detektohet tek mjekët veza shpërthen, jep hemorragji brenda barkut të nënës dhe rrezikohet jeta e saj. Pra një abort mund të çojë dhe në vdekje.”

Një pasojë e rëndësishme janë ç’rregullimet psikologjike si tek meshkujt edhe tek femrat.

“Shpeshherë kemi meshkuj të cilët mërziten. Vërtetët duan që të abortohet fëmija për shkak të kushteve social-ekonomike apo edhe për arsye të tjera, por mashkulli fillon të mërzitet. Nëna e ndjen veten shumë fajtore, shpesherë i shfaqet të ëndërr apo ndryshon steriotipinë e jetesës dhe mund të çojë në vetvrasje.”