SHARE

Dëshironi të keni flokë të gjatë e të shkëlqyeshëm por një mrekulli e tillë thjesht nuk ndodh?
Dëshironi t’i thoni lamtumirë elektrizimit të flokëve?
Dëshironi ta arrini këtë dëshirë pa shpenzuar mijëra lekë në produkte të shtrenjta që madje japin shumë efekte anësore? Atëherë receta e mëposhtme është e qëlluar për ju!

Receta që do t’ju paraqesim më poshtë përmban tre përbërës natyralë dhe do t’i zgjidhë problemet tuaja në një kohë të shkurtër.

Përbërësit:
  • 1 lugë vaj ulliri
  • 1 lugë mjaltë
  • Pak rrënjë xhinxheri
  • 5-7 kapsula me Vitaminë E
Përgatitja:

Fillimisht grijeni xhinxherin hollë, më pas hidheni në një blender bashkë me gjithë përbërësit e tjerë derisa të krijohet një përzieje homogjene. Aplikojeni mjekimin në skalpin tuaj dhe masazhojeni për pak, më pas vendosni një kapele dushi dhe mbajeni për 40 minuta.

Përsëriteni proçesin rregullisht dhe do të shihni sesi flokët tuaj do rriten dhe do ripërtërihet ngjyra në pak kohë.