SHARE

Situata nuk është e njëjtë te secili fryt kur bëhet fjalë për pesticidet, sepse disa prej tyre kanë lëvore apo gëzhojë që i mbron dhe kështu na e ruajnë shëndetin. Por, shumica e pemëve dhe perimeve nuk e kanë një mundësi si kjo, një shtresë mbrojtëse.

Dredhëzat gjithmonë kanë në sasi të madhe me pesticide sepse nuk kanë shtresë mbrojtëse dhe rriten në tokë.

Duke analizuar të dhënat e ndryshme, agjencia e ushqimeve “EWG” ka bërë listën prej 12 llojeve të pemëve dhe perimeve që në vete përmbajnë më së shumti pesticide:

  1. Dredhëzat;
  2. Spinaqi;
  3. Nektarinat;
  4. Mollët;
  5. Pjeshkat;
  6. Dardhët;
  7. Qershitë;
  8. Rrushi;
  9. Selino;
  10. Domatet;
  11. Specat;
  12. Patatet.

Pesticidet mund të jenë të dobishme dhe të rrezikshme. Ju nevojiten kultivuesve për të mbrojtur frutat nga sëmundjet e rrezikshme, e në sasi të vogla janë të parrezikshme. Por, nëse pesticidet grumbullohen në trupin e njeriut, mund të shkaktojnë pasoja serioze për organizmin.

Një studim ka dëshmuar përmes fakteve se, jeta në hapësirën përreth vendeve ku pesticidet përdoren, mund të dëmtojë zhvillimin neurologjik të fëmijëve.