SHARE

Maskat e fytyrës me kafe dhe kakao janë prej kohësh të preferuarat e adhuruesve të bukurisë. Ky kombinim ul ënjtjet në fyryrë dhe rreth syve, e bën lëkurën më të shndritshme dhe zgjojnë natyrën e ngathët e me çehre të zbehtë të fytyrës. Kjo maskë jep rezultate të mrekullueshme pavarësisht llojit të lëkurës tuaj.

Ajo që mua më pëlqen nga kjo maskë eshtë që përbërësit e saj gjenden pothuajse në çdo kuzhinë, ndaj mos nguroni ta provoni sepse rezultatet do te bejne qe kjo maske te kthehet ne te preferuaren tuaj.

Përbërësit:
  • 1 lugë caji kakao pluhur
  • 1 lugë caji kafe e bluar apo kokrra kafeje që mund t’i bluani vetë
  • 1 lugë caji qumësht
  • 1 lugë caji mjaltë, nëse keni lëkurë të thatë, ose lëng limoni, nëse keni fytyrë të yndyrshme
Udhëzime:

Përziejini kafenë dhe kakon pluhur në një tas. Shtoni qumështin, deri sa të formohet një pastë e butë. Hidhni më pas mjaltin (mua më pëlqen ta ngroh atë pak përpara se t’ia shtoj përzierjes).
Shpërnadjeni përzierjen në fytyrë dhe qafë. Lëreni atë të thahet. Lagni një pecetë apo copë të pastër dhe me të hiqni copat e maskës, më pas pastrojeni fytyrën me ujë të ngrohtë.
Pjesën tjetër të maskës mund ta ruani në frigorifer për disa ditë.
Masken mund ta aplikoni 1 ose 2 here ne jave sipas deshires tuaj.

KUJDES: Nese jeni alergjik ndaj ndonje perbersi te kesaj maske apo cfaredolloj maske tjeter nuk duhet ta aplikoni masken OSE mund te hiqni ate produkt ne qofte se maska e lejon.