SHARE

Trumza është një dezinfektues i fuqishëm dhe efektiv, që mund të përdoret kundra infeksioneve. Kjo bimë, shpesh është përdorur për të ndihmuar në parandalimin e ftohjeve dhe si një pije që trajton dhimbjet e fytit dhe infeksionet e gojës. Shurupi i përgatitur nga kjo bimë qetëson kollën dhe lufton bakteret në fyt.

Është e pasur me antioksidantë dhe mbështet funksionet normale të trupit. Bashkë me xhenxhefilin, realizohet një shurup i cili lehtëson djegiet e fytit dhe kollën.

Ja si ta përgatisni:

Përbërësit:
  • 3/4 e filxhanit me mjaltë,
  • 1 gotë e gjysmë me ujë,
  • pak trumzë e freskët,
  • 1 bisht xhenxhefili të grirë.
Udhëzime:

Trumzën dhe xhenxhefilin hidheni në një tenxhere dhe shtoni ujë. Këtë përzierje ziejeni për 5 deri në 10 minuta.

Hidhni më pas mjaltë dhe përzieјеni masën e krijuar.

Këtë shurup mbajeni në frigorifer dhe sa herë të keni kollë të fortë dhe infeksione, merrni 3-5 lugë gjelle në ditë, për të rritur. Për fëmijët rekomandohet 3-5 lugë çaji në ditë.