SHARE

Cisti pilondial shfaqet poshtë kërbishtit dhe duket si një qeskë. Zakonisht ndodhet në anën e majtë të të pasmeve dhe mbi anus.

Sinusi pilonidal mund të infektohet ose mbushet me qelb apo qime. Sëmundja e sinusit pilondial është një tunel anormal i ngushtë në trup, në të cilin përhapen infeksione nga indet më të thella, e deri tek sipërfaqja e lëkurës. Mos e injoroni, pasi kjo mund të jetë arsyeja përse keni dhimbje në fundshpinë.

Cisti pilonidal shfaqet shumë më shpesh tek meshkujt sesa tek femrat dhe kryesisht mes moshave 16-25 vjeçare.
Simptomat kryesore janë: ethe, dhimbje të tmerrshme shpie, skuqje dhe qelb nga hapja apo infektimi i lëkurës.

Ka mjete që mund të na ndihmojnë në trajtimin e këtyre cisteve, në vend që t’i drejtohemi operacionit ose ndihmës mjekësore.

Banjë me ujë të ngrohtë

Dushi me ujë të ngrohtë mund t’ju ndihmojë shumë nëse vuani nga cisti pilonidal. Dhimbjet që shkakton cisti pilonidal do të reduktohen me anë të ujit të ngrohtë.

Shafrani i Indisë

Shtoni shafran Indie në ushqimin tuaj dhe kjo do të sigurojë lehtësim nga infeksionet e shkaktuara.
Përzieni shafranin me ujë deri sa të krijohet një masë. Më pas aplikojeni në zonën e prekur. Përdoreni tri herë në ditë.

Hudhra dhe kripa

Hudhra përfshin antioksidantë që ndihmojnë në luftën kundër mikrobeve që shkaktojnë cistet pilonidale. Kripa gjithashtu është e dobishme për trajtimin e tyre. Bëni një përzierje të këtyre dy përbërësve dhe shihni rezultatet.

Uthulla e mollës

Uthulla e mollës ka veti shëruese, që ofrojnë lehtësim nga simptomat e cisteve pilonidale.
Gjithashtu, ky ilaç do t’ju ndihmojë të trajtoni pothuajse çdo lloj infeksioni të lëkurës. Ndihmon në rindërtimin e balancës së pH dhe eliminimin e toksinave nga trupi.

Uthulla e mollës trajton dhe ënjtjet që vijnë nga përhapja e këtij infeksioni.

Aloe Vera

Aloe Vera mund të përdoret në formën e lëngut. Ajo do të trajtojë infeksionet e lëkurës. Përmban shumë veti të dobishme që luftojnë bakteret, virusin dhe mikrobet e tjera.

Konsumoni gjysmë gotë me lëng Aloe Vera dhe përdoreni këtë ilaç një herë në ditë.