SHARE

Fillimi i ditës me një kafjall që është i pasur me proteina dhe antioksidues është diçka që e ndihmon shëndetin e zemrës, mëlçisë dhe lufton radikalet e lira që shkaktojnë plakjen e hershme. Përkujdesuni që farat çia të jenë pjesë e rutinës suaj të mëngjesit. Nëse ende nuk i keni shijuar deri më tani, është momenti i duhur t’i provoni. Farat çia janë të pasura me proteina, nuk përmbajnë yndyrë dhe kanë vlerë të lartë ushqyese.

Janë burim natyral për Omega 3

Aminoacidet omega 3 janë yndyra esenciale dhe aleat të fuqishëm për eshtrat. Trupi nuk është në gjendje ta prodhojë këtë yndyrë vetvetiu, kështu që duhet ta merrni përmes ushqimeve që i hani. Farat çia janë një mënyrë e hatashme për ta nisur ditën, për t’u kujdesur kështu për zemrën. Falë aminoacideve omega 3, redukton nivelin e kolesterolit, kujdesen për trurin, përmirësojnë funksionimin e nervave.

Ofrojnë vitamina

Farat çia në përmbajtjen e tyre kanë 20 për qind proteina. Nëse një lugë me fara çia e shtoni në një “smoothie” natyral, do të ekuilibroni nivelin e energjisë gjatë ditës. Mos harroni se konsumimi i kafjallit me proteina përmirëson metabolizmin.

Farat çia ofrojnë ngopje

Nëse tentoni të humbni disa nga kilogramët shtesë, atëherë farat çia janë aleati i duhur. Janë të pasura me fibra që ndihmojnë në pastrimin e trupit duke shmangur kapsllëkun. Arsyeja tjetër pse janë ushqim stabil për humbje në peshë është fakti se ju ngopin. Nëse i konsumoni në kafjall, urinë më nuk do ta ndjeni deri në drekë.

Redukton stresin

Një arsye tjetër përse farat çia duhet t’i konsumoni për kafjall është se kanë aftësinë e reduktimit të kortizolit në gjakrrjedhje. Diçka që shumica nuk e dinë është se stresi digjet përmes rezervave të magnezit. Kjo shpjegon faktin përse mund të vuani nga dhimbjet e kokës, përse eshtrat kanë dhimbje. Farat çia shtojnë nivelin e magnezit në mënyrë krejt natyrale, duke përmirësuar forcën dhe mirëqenien duke rregulluar nivelin e kortizolit dhe duke promovuar relaksimin. Ofrojnë sasi të energjisë që ju bën të ndiheni mirë.

Farat çia me boronica, kombinimi më i mirë

Arsyeja përse gjithmonë shikoni se farat çia kombinohen me boronica apo mjedra është shumë e thjeshtë: ky kombinim ofron nivel të fuqishëm me antioksidues. Mos hezitoni të kërkoni boronica të freskëta. Vetitë e tyre shëruese janë të mahnitshme.