SHARE

Sot u mbarua së xhiruari videoklipi më i ri i artistit nga Medvegja, Xhevat Neziri – Xheki. Balda u krijua nga Fatmir Muja, orkestrimi u bë nga Chipsi, ndërsa klipi u punua nga ekipi i kompanisë Insidemedia, me producentin Dashnor Asllani. Kënga mban titullin “Malli” dhe si e tillë pritet të pushtojë skenën, menjëherë pas suksesit të baladës paraprake “Ku të kam”. Xheki na informon se klipi do editohet për pak ditë.