SHARE

Pothuajse në çdo shtëpi emocionet e festave të fund vitit nuk kanë munguar.

Por, çdo herë vëmendja e publikut është tek personazhet e njohura, për mënyrën se si e shënojnë këto ditë të veçanta.

E, kur bëhet fjalë për divën e muzikës shqiptare, Adelina Ismajli interesimi është edhe më i madh. Këngëtarja e madhe, Adelina Ismaili dhe bashkëshorti i saj Val Krasniqi hapën dyert e shtëpisë së tyre, duke treguar se si po kremtohet nata e Vitit të Ri në familjen e tyre.

“Një vit që filloi me dhembje dhe mbaroi me shumë dashuri. Shumë intensitet, shumë ndjenja. Lodhja më e mirë në jetë”, kështu e cilëson 2017-n këngëtarja Adelina Ismaili.