SHARE

parapasd

Vetullat janë kornizë e fytyrës, por mos të harrojmë se dhe qerpikët nuk janë më pak të rëndësishëm. Nëse këta të fundit nuk i keni të gjatë e të dendur, zgjidhja është e thjeshtë: JO, nuk janë qerpikët fallso.
Mënyra më e lehtë për të patur qerpikë të gjatë dhe të dendur nuk është as kthyesja e qeprikëve e as qerpikët fallco. Vetëm me një produkt në kushte shtëpie ju mund të keni qerpikët voluminozë që keni dëshiruar gjithmonë. Mësoni si të përdorni pudrën e bebes për të zgjatur qerpikët në pak sekonda.
1. Aplikoni rimelin mbi qerpikët e sipërm.
2. Pas aplikimit të parë, me një furçë rimeli të thatë të lyer me pudër bebeje bjerini sipër qerpikëve.
3. Me mollëzat e gishtave pluhurosni sërisht qerpikët me pak pudër bebeje.
4. Aplikoni një shtresë të dytë rimeli dhe do të shikoni që qerpikët tuaj jo vetëm do të duken më të dendur por gjatë gjithë ditës do të jenë të kthyer.
Poshtë do të pëmbledhim disa gabime që nuk duhet të bëni gjatë kohës që aplikoni rimelin
Mos ushtroni presion me furcë duke përsëritur lëvizjen disa herë
E dime që ju jeni duke u përpjekur për të marrë më shumë bojë, por çdo herë që ju e bëni këtë, ju jeni duke i shtyre flluska ajri në të (i cili than formulën më të shpejtë).
Mos merrni shumë bojë nga rimeli
Përpara se të aplikoni rimelin siguroheni që furça most ë ketë më shumë bojë nga se duhet.
Lyejini qerpikët nga të dyja anët
E sigurtë që kur lyeni qerpikët ju i lyeni nga ana e jashtme dhe harroni pjesën e brendshme. Për qerpikë më të gjatë dhe të bukur duhet t’i lyeni këta të fundit nga të dyja anët.
Mos përdorni vetëm një lloj rimeli
Për qerpikë të kthyer të gjatë dhe të errët ju duhet të kujdeseni për ta. Përdorni rimelin mbrojtës që i ushqen qerpikët, aplikoni bojën dhe më pas një rimel të tejdukshëm që do të mbajë gnjyrën pë shumë kohë.
Rimeli skadon pas 3 muajsh nga moment që hapet, pas kësaj kohe ai thahet dhe nuk mund të përdoret më.