SHARE

Ka ndërruar jetë 23 vjeçarja, Florijeta Rugova e cila ishte aksidentuar javë më parë te Rruga “B”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Sot rreth orës 17:30 e kemi pranuar informatën nga QKUK, se ka ndërruar jetë viktima e dytë (këmbësorja) F.R.23 vjeç. Bëhet fjalë për këmbësoren e cila u aksidentua me datën 22 tetor 2018, në Rrugën B në Prishtinë, ka thënë Ahmeti.

Edhe nga QKUK-ja, kanë konfirmuar për vdekjen e 23 vjeçares.

Ju konfirmojmë se përkundër kujdesit maksimal intensiv disa ditorë nga stafi i shërbimit intensiv në QKUK, në ora 17: 25 pacientja e aksidentuar ka ndërruar jetë. Gjendja që nga ardhja në intensive ka qenë rëndë”, ka thënë zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.

Viktima ishte duke u trajtuar në repartin e intensives në QKUK që nga dita e aksidentit, por që nuk ka arritur të mbijetoi pas goditjes së fuqishme që kishte marrë.

Në këtë aksident kishte humbur jetën edhe 30 vjeçarja, Lendita Bardhi.

Newsletter

Dëshironi më shumë lajme si këto?

Merrni lajmet më të mira virale direkt në emailin tuaj!