SHARE

erytrty

Nëse jeni të privuar nga gjumi, i cili mund t’ju shfaqet në shumë mënyra, si p.sh kur jeni në zyrë dhe shtriheni në tavolinën sikur jeni duke “lexuar”, ose në shkollë, kur sapo jeni zgjuar nga gjumi dhe ju flihet përsëri etj, një rregullim i shpejtë për tu ndjerë më me energji mund të jetë  vendosja e një rutinë të shëndoshë që përbëhet nga shtatë deri në tetë orë gjumë çdo natë. Ose vizita tek një doktor mund të ndihmojë në diagnostikimin dhe zgjidhjen e problemit. Sido që të jetë, sa më shpejt që të rregulloni çështjet tuaja të gjumit, aq më mirë, sepse një trup i përgjumur në vazhdimësi mund të shkaktojë probleme për trurin tuaj. Studimet nga Universiteti Johns Hopkins zbuluan se njerëzit që raportuan se ndiheshin të përgjumur gjatë gjithë ditës ishin pothuajse tre herë më shumë se njerëzit që nuk përjetonin përgjumje dhe gjithashtu ato të parët kishin një rritje të beta-amiloidit – një proteinë që shoqërohet me një rrezik më të lartë të sëmundjes Alzheimer- vite më vonë. Disa nga pjesëmarrësit gjithashtu bënë skanime të trurit që zbuluan pllakat beta-amiloide në indet e trurit gati 16 vjet pasi ata plotësuan sondazhet. Ekipi i shkencëtarëve gjeti 123 vullnetarë të cilët iu përgjigjën pyetjeve të caktuara. Rezultatet treguan se rreziku për pllakat beta-amiloide ishte 2.75 herë më i lartë për njerëzit që ndiheshin të përgjumur gjatë ditës. Në fushën e mjeksisë, është e njohur se çrregullimet e gjumit janë të zakonshme tek njerëzit që kanë sëmundjen e Alzheimer sepse ndryshimet e trurit mund të ndikojnë negativisht në gjumin e tyre.