SHARE

01 windows Heres Why Car Windows Have Those Little Black Dots 632012960 Zlatko Guzmic 768x512

Ju ndoshta nuk keni menduar shumë për modelin e pikave të zeza pak në skajet e makinave dhe dritareve të autobusëve. Sigurisht janë pjesë të pamjes por e keni menduar ndonjëherë nqs kanë ndonëj funksion?! Falë Jalopnik.com, mësuam se ato pika të zeza mbi xhamat dhe dritaret, kanë arsye për të qenë atje (përveç zbukurimit). Ajo ka të bëjë me mënyrën se si bëhen dritaret e makinave, që nga vitet 1950 dhe ’60, prodhuesit e makinave filluan të përdorin një ngjitës për të mbajtur dritaret e makinave në vend, në vend që të shkurtonin metalin. Kjo ngjitës bëri punën e tij, por nuk ishte estetikisht i kënaqshëm kështu që u zëvëndësuan nga këto pika të zeza të quajtura “frits”. Frits janë bërë nga bojëra qeramike dhe janë aty për të fshehur ngjitësin. Ata janë aty për të bërë një kalim estetikisht të këndshëm nga linjat e trasha të zeza në transparencën e dritares. Megjithatë, edhe pikat nuk janë vetëm për dekorim. Qëllimi tjetër i tyre, përveç efektit vizual, është të sigurojë kontrollin e temperaturës. Xhami i ngjyrosur me ngjyrë të zezë nxehet më shpejt se pjesa tjetër e dritares. Ato janë atje për shpërndarjen e njëtratshme të nxehtësisë.