SHARE

thonjte

Pavarësisht nëse jeni të fiksuar apo jo për bërjen e manikyrit, nëse ju pëlqejnë thonjtë tuaj të gjatë apo të shkurtër, thonjtë e fortë dhe me shkëlqim gjithmonë duken bukur dhe tregojnë se jeni në shëndet të mirë. Nqs keni probleme me thyerjen e thonjve këto mënyra do t;ju ndihmojnë
Vitamina E: Si funksionon: Vaj i Vitaminës E përmirëson jo vetëm gjendjen aktuale të thonjve, por edhe rritjen e tyre. Është e njohur për riparimin dhe drejtimin e thonjve të dëmtuar dhe të brishtë dhe shërimin e kutikulave. Ajo përmirëson qarkullimin e gjakut dhe rritjen e thonjve.Çfarë duhet të bëni: Aplikoni vajin Vitamina E direkt në thonjtë tuaj dhe në pjesën e kutikulave. 

Vaji i kokopsit: Si funksionon: Vaji i kokosit është një antioksidant i mirë, kështu që mbron thonjtë nga efekti negativ i radikalëve të lirë. Vaj kokosit gjithashtu ka karakteristika shumë të mira antibakteriale .
Çfarë duhet të bëni: Aplikoni vaj të ngrohtë të kokosit në thonjtë dhe lëkurë dhe masazhojini derisa të absorbohet.
Uthull molle: Si funksionon: Uthulla e mollës është shumë e mirë për thonjtë, zbutjen e kutikave, dhe gjithashtu ndihmon thonjtë të rriten më shpejt.Çfarë duhet të bëni: Hidhni një lugë gjelle në një gotë me ujë të ngrohtë dhe lërini për disa minuta.
Mjlat dhe e verdha e vezës: Si funksionon: E verdha e vezës përmban një sasi të lartë të vitaminës A dhe acide yndyrore, gjë që e bën shumë efektive për forcimin e thonjve të dobët, të hollë dhe të brishtë dhe për zbutjen dhe hidratimin e kutikulave.
Çfarë duhet të bëni: Përziejeni një të verdhë veze me 1/2 lugë mjaltë të ngrohtë, vendosni përzierjen në thonjtë dhe lëkurën rreth tyre, lëreni për 15 minuta dhe lajini.