SHARE

Intervistoi: Eraldo Xhelili.

Ai është jo vetëm një këngëtar  i talentuar i muzikës shqiptare, por dhe një djalë mjaft simpatik që ka ecur mjaft mirë edhe në fushën e modelingut. Por sigurisht që kënga mbetet pasioni i tij më i madh prej të cilit nuk ka në plan të heq dorë kurrë. Vigan Shehu – vjen në një intervistë ekskluzive për ‘Touch Fashion Albania’ ku na rrëfen jo vetëm për planet dhe projektet e tij muzikore, por edhe për jetën sentimentale. Për herë të parë në këtë intervistë na tregon për ndarjen me modelen bukuroshe moldave dhe arsyet se pse të dy të rinjtë i dhanë fund historisë së dashurisë. Për këto dhe të tjera detaje nga jeta e tij, do mund t’i lexoni më poshtë në intervistën e përgatitur nga “Touch Fashion”.

-Përshndetje, Vigan! Një pauzë e gjatë pa projekte. Ku ka qënë dhe me çfarë është marrë gjithë këto kohë Vigani? 

Pershendetje  edhe  juve! E vërtetë,  pauzë e gjatë për një projekt të ri, por në të kundërtën unë  kam punuar shumë, në studion time, rreth lokalit tonë që tani e kemi dhe këto janë arsyet që të marrin një pjesë të madhe të kohës.

 -Projekti i fundit muzikor ju riktheu përsëri në muzikë. “Si Ajo” titullohet kënga juaj e fundit, në bashkëpunim me këngëtarin, Korab Jetishi. Si lindi ky duet, dhe kujt i dedikohet kjo këngë?

 Ky bashkëpunim lindi nga unë. Në fillim krijuam instrumentalin dhe vijën melodike në studio dhe pastaj e menduam që Korabi, miku im i vjetër, do të ishte perfekt që të  këndonte refrenin.

-Kush e ka shkruar tekstin e kësaj këngë? 

Teksti është shkruar nga unë dhe cunat, ne “Breshka Studio”

-Jeni në listën e 100 meshkujve më të bukur shqiptar. Çdo të thotë kjo për ju?

Po, në atë listë jam edhe unë, ndjenjë e mirë kjo, që të jem në atë listë, por unë mendoj se këtë që kam është dhuratë nga Zoti, ose trashëgimi nga prindërit e mi. 

Kemi dëgjuar dhe lexuar se  ju kanë krahasuar me William Levy-in versioni shqiptar. Vlerësim dhe krahasim jo i keq ky për ju besoj? 

 Kanë marrë foton time dhe te William Levy-it dhe e kanë krahasuar me mua, se sa kemi ngjajshmëri me njëri-tjetrin. Vërtetë, dukshem shihet që përngjajmë, veç se unë jam shqiptar dhe jo kubanez.

-A jeni modest me pamjen tuaj apo jeni shumë krenar për të?

Fatmiresisht ndihem mirë ky që jam.

 -Vigan, për meshkujt e kuruar në çdo detaj ka një definicion, quhen metroseksual. Çfarë mendimi keni për ata, sepse edhe ju jeni pjesë e kësaj kategorie?

Është shumë e denjë që një mashkull të jetë i kuruar mirë. Kurimi është pastërti në fakt, por sa për stilin që mban, ajo ka të bëj me shijen.

 -Nga një model me një trup të hollë dhe slim, sot jeni transformuar body fitness shumë të formësuar! Ç’është ky ndryshim radikal në pamjen tuaj?

Kisha nje trup slim, por nga që unë çdo ditë bej fitness ka sjellë këtë rezultat. Plus kesaj trajineri im personal me motivon çdo ditë duke më motivuar për të punuar fort për trupin dhe transformimin body fitness. Mbase një ditë marrë pjesë edhe në ndonjë  garë, asnjëherë  nuk i dihet.

 -Çfarë e kënaq egon e Viganit; fama, femrat, pushteti, paraja, suksesi apo…? 

Më së shumti më kënaq suksesi.

 -Duke qenë se jeni një mashkull që keni marrë pjesë në shumë konkurse bukurie, kemi idenë se ju i njihni mire intrigat e kësaj fushe. Ajo që donim të dinim është; çfarë fshihet pas këtyre kompeticioneve? 

Flitet shumë për kompeticione, konkurse bukurie që ka shumë dallavere, jo sinqeritete, ka anime, ka shume ç’ka, por varet edhe kush janë organizatorët e atij kompeticioni. Unë personalisht kam pas fatin e madh të jem në ato kompeticione ku, gjykimi e ka vleresuar drejt bukurinë.

Le të flasim pak për sferën sentimentale. Lidhja juaj me modelen moldave bëri jo pak bujë në mediat shqiptare. Ju keni deklaruar se; kjo lidhje do t’ju çoj drejt altarit. Presim martesë nga Vigani me të apo…?

Në fakt,  është invervista e parë ku unë deklaroj se; nuk jam me në lidhje me të.  Ndarja me të erdhi si rezultat i distancës së largët që ne kemi me njëri-tjetrin. Ajo jeton ne Rusi për momentin, ndërsa unë në Kosovë. 

-Keni pozuar përpara objektivit të aparatit fotografik toples & nude. Mendon se edhe ju jeni një nga ata që keni thyer tabu në këtë fushë? 

Është e vërtetë që kam pozuar, kam pas dëshirë t’i bëj disa foto pse jo, ndoshta edhe kam thyer tabu në këtë fushë.

– Ju e quani veten më shumë artist apo këngëtar?

Janë dy komponentë që e ushqejnë apo e frymzojnë njëra-tjetrën.

 -Keni realizuar këngë dhe disa videoklipe, cili nga ata ka qenë më i miri sipas jush? 

Që në kohën kur kam filluar të merrem me muzikë,  jam munduar të bëj këngë të mira, dhe po vazhdoj, por  pa menduar se cila është më e mira.

-Çdo këngë e juaj ka nota sentimentale, kaq shumë dashuron Vigani?

 (Qesh) Kjo është shumë e vertetë, mendoj që jam tip i ndjeshëm, dashuroj dhe prandaj i adhuroj dhe baladat.

 -Gjakova është qyteti i artit dhe kulturës në Kosovë, qyteti i shumë personaliteteve gjithashtu, ju cilën figure te shquar vlerësoni nga qyteti juaj!

Unë krenohem që jam gjakovar, kur dihet se Gjakova njihet si djepi i  kulturës, intelektit, artit dhe muzikës në Kosovë, sa për të veçuar vërtetë janë shumë personalitete nga gjithë ato fusha sa pëermenda më lart.

-Sa i realizuar dhe i përmbushur mendon se është Vigani? 

 Realizimet nuk kanë fund, kurse unë mundohem të përmbushem aty ku synoj.

-Vëllai juaj është një këngëtar i mirëafirmuar, por gjithashtu një nga vokalet më të mirë të estradës shqiptare. Merrni kritika ndaj tij për atë produkt arti që ju bëni? 

Po, normal në çdo projekt që unë bëj rreth muzikës konsultimi i parë është me Valonin, të cilit i besoj shumë tek pjesa muzikore. Kritikat egzistojnë për të nxjerr më të mirën nga vetja.

-Të kemi parë shpesh në foto me nënën tuaj. Duket sikur ajo është mentorja juaj, a është kështu vërtetë? 

E saktë, ajo është  mbështetja dhe forca që ma jep mua, por jo vetëm për mua por e të gjithë familjes.

-Kush janë njerëzit që Vigani ju beson gjithçka?

Shoqëria e ngushtë dhe normal si gjithmon familja.

– 2019-ta do ta rikthej Vigan Shehun me projekte të mëdha në muzikë dhe mode? Apo kjo e fundit nuk është më në objektivat e tua?

Po do vazhdoj gjithsesi me kengën, me projekte të reja. Sa i përket modelizmit nuk besoj.

 -Dukeni një djalë i thjeshtë, i edukuar, dhe mbi të gjitha shumë i çiltër. Kjo si rezultat se jeni vërtet kështu apo mos vallë është një lloj maske aktruese? 

Sa i përket thjeshtësisë dhe edukatës,e kanë pas rastin të me shofin 24/24 orë në Big Brother. Aty është kulmi që mund të nxjerrësh e gjithë thjeshtësinë dhe edukaten pa rezerva që mund të kesh.

-.Më në fund Kosova themeloi ushtrinë e saj. Si e pritët dhe e përjetuat këtë ngjarje? 

E kemi pritur që 20 vjet këtë ditë, që të kemi ushtrinë tonë.  Më në fund u realizua, jemi gëzuar të gjithë populli i Kosovës, e gjithandej ku ka shqiptarë, edhe unë po ashtu.

-Nëse do t’ju kërkonin të bëheshit ushtar për Kosovën do të shkonit?

Po  do të shkoja. 

-Jam kuriozë të di nëse Vigani është lexues i romaneve dhe autorëve të mëdhenj?

Të them të drejten, tërë kohën jam i zënë me angazhime, rreth lokalit, studios, palestrës, projekteve të tjera të mija, kështu që nuk më mbetet kohë për të lexuar. Edhe atë që dua t’a lexoj e gjej në internet, tek librat shumë më rrallë.

-Çfarë nuk i pëlqen Viganit tek vetja? 

Jam i lumtur në përgjithësi me veten time, dhe karakterin tim, por një gjë që mund të them që nuk më pëlqen tek vetja është besimi dhe drejtësia që kam me njërezit e gabuar.

 -Viti 2018 përfundoi si fillimvit i 2019-ës që jemi Vigani ka një urim për dashamirësit e tij dhe shqiptarët kudo nëpër Botë?

Urimi im, për dashamirësit e mi është; që ky viti 2019-te  le të jetë  një viti i mbarë edhe për Ju, kudo ku ka shqiptar, dhe ju them; që do vazhdoj me projekte të reja. Njëkohësisht ju falenderoj për përkrahjen që më jepni, ju jam mirënjohës pa fund.

 – Vigan, ju falenderoj shumë për kohën, përgjigjet e sinqerta dhe ju uroj suksese në karrirën tuaj si artist!

Fleminderit ju Eraldo, kënaqesija ishte e imja.

Intervistoi: Eraldo Xhelili