SHARE

Ai është cilesuar si polici më seksi në Shqipëri. Në të vërtetë pamja e tij është si e një modeli edhe pse nuk ka zgjedhur të qëndrojë para aparatit fotografik, por ka preferuar të vesh uniformën e policit. Por as kjo uniformë nuk ja ka fshehur tiparet e bukura që ai ka, aq sa siç tregon edhe vet në intervistën e mëposhtme, nuk mungojnë ratset kur turistet femra të huaja i kërkojnë foto kur e shohin në rrugë. I pëlqen shumë puna që bën dhe absolutisht nuk e kërkon famën pa meritë. Familja për të është më e rëndësishmja në jetë, dhe momentalisht  është në një lidhje dashurie, dhe ndihet i lumtur. Zbuloni  në intervistën e mëposhtme më shumë detaje nga jeta e Mikelit…

Përshëndetje Mikel!  Prej afro dy vitesh ju jeni pjesë e Policise Bashkiake Tiranë, na tregoni pak për fillimet tuaja. Si ndodhi që zgjodhët këtë profesion dhe vendosët të vishnit uniformën e policit?

Unë jam pjesë e Policisë bashkiake që në dhjetor të vitit 2016. Kur dëgjova që u hap konkursi vendosa të paraqitem. Mora përgjigje pozitive disa javë pas konkurimit dhe fillova punën me uniformë në dhjetor.

A ju pëlqen puna që bëni, si ndiheni?

Baza e punës sime është kontakti me njerëzit. Si e tillë, kam patur mundësinë ti provoj të dyja anët e medaljes. Në njërën anë janë njerëzit që e vlerësojnë punën tonë dhe janë falenderues për faktin që Policia Bashiake u gjendet pranë për ti zgjidhur problemet dhe në anën tjetër janë njerëzit të cilëve u komunikojmë pasojat për shkeljet që mund të kenë kryer. Megjithatë, në fund të ditës kur shkoj në shtëpi e di që kam bërë detyrën time dhe kam ndihmuar Tiranën. Prandaj më pëlqen puna që bej.

Çfarë do të doje të bëje tjetër nëse nuk do të ishit bërë polic?

Nuk mund të flas për një profesion konkret, por një mundësi është  që do kishte lidhje me sportin. Së fundmi, pas përfshirjes në polici, mu zgjua dhe interesi për të njohur më mirë rregullat dhe anën ligjore, dhe mendoj që do të isha i interesuar për një karrierë në këtë drejtim.

Na tregoni një ditë të zakonshme pune. Si nis dhe si e perfundon ditën Mikeli?

Përveç orareve që janë të mirëpërcaktuara, puna ime nuk është rutinë. Në varësi të grafikut, unë punoj në orare dhe zona të ndryshme. Në fillim të ditës paraqitem në repart. Prej aty, nisem bashkë më grupin në zonën që na është përcaktuar. Sidoqoftë ne jemi në gatishmëri për të lëvizur në çdo zonë të Tiranës, kudo që do të na kërkojnë. Çdo lëvizje që ne bëjmë e raportojmë dhe sipas rastit plotësojmë dhe dokumentacionin. Këtë raport në fund të ditës e dorëzojme në repart.

Disa portale shqiptare, përpara dy viteve ju cilësuan si polici me seksi në Shqipëri. Si e pritet këtë epitet?

Fillimisht ishte e papritur. E gjithë “ngjarja” mori përmasa që unë nuk i prisja. Të gjithë të njohurit e mi filluan të më shkruanin dhe të më pyesnin për të ditur diçka më shumë. Por në të vërtetë nuk kishte diçka më shumë. Të gjithë artikujt që qarkulluan u fokusuan te pamja ime dhe te fakti që unë punoj në Policinë Bashkiake. Edhe sot, teksa e diskutojmë, unë nuk di të të them pse më zgjodhën mua. Sigurisht që e mora me sportivitetin që mund të pritet një lajm dhe epitet i tillë.

Që pas “lajmit” që bëri sensacion në mediat online çfarë ndryshoi tek  Mikeli? Besoj u rrit numri  fansave në facebook, instagram, ftesat nga femrat e bukura për kafe, apo tani keni një tjetër “status”?

Nuk mendoj që statusi im ka ndryshuar me disa miq më shumë në facebook dhe instagram. Ditët e para bëmë disa shaka me shumë me “personazhin” që u krijua prej emrit tim, por puna dhe aktiviteti im i përditshëm nuk pati asnjë ndryshim.

Dëshironi të jeni një personazh i thjeshtë dhe i panjohur, apo nje personazh që do të njihesh nga të gjithë?

Unë jam një “personazh i thjeshtë”, por nëse do të njihesha një ditë nga të gjithë dot të doja të ishte prej arritjeve dhe pasioneve të mia. Nëse do të isha një fytyrë e njohur do të doja të ishte sepse veprimet e mia kanë ndikim në jetën e të tjerëve. Në të kundërt nuk mendoj se të qënit i njohur do të më shërbente për diçka.

Ju bezdisin shikimet, fjalët që thuhen për ju? Apo tani jeni mësuar me këto gjëra?

Nuk mendoj që ka fjalë që vërtiten rreth meje, të cilat mund të më bezdisin. Nuk kam ndjerë as shikime të caktuara që të më bëjnë të ndihem se po marr shumë vëmëndje.

Tabloidi preztigjoz amerikan “The New York Daily News”, në vitin 2015 bëri të famshëm sherifin njujorkez, Miguel Pimentel, i cili “pushtoi” të gjitha mediat botërore si një nga policët më të bukur të Nju Jorkut. Po ju keni dëshirë të cilësoheni si ai?

Unë as nuk e kisha menduar që do të dilja nëpër portale si “ Polici seksi i Policisë Bashkiake”. Njësoj si atëherë, as tani nuk e aspiroj diçka të tillë, por nuk do ia mbyllja vetes mundësitë nëse do më jepeshin. (Qesh).

Shumë personazhe të panjohur media i ka bërë të famshëm në një kohe fare të shkurtër, midis tyre: Christopher Kohrs, Jeremy Meeks, etj. Besoni se edhe ju e keni fatin e tillë?

Me vrullin dhe fuqinë që kanë rrjetet sociale sot, edhe një vezë mund të bëhet virale dhe të marrë 36 milion likes. Nuk më çudit fama e personazheve të tillë. Megjithatë e dyshoj që rasti im do të kishte kaq shumë impakt.

Mikel nje pyetje pak provokuese për Ju. A ka pasur raste kur femrat ju kanë ndaluar për të bërë foto me ju, se komplimente prej tyre besojmë se i keni marr gjithmonë pa u kursyer?

(Qesh). Jo në fakt nuk më ka ndodhur të më kërkojnë foto. Megjithatë dua të tregoj një rast që më ka ndodhur përpara se të më përmendnin portalet. Disa turiste kineze më kërkuan të bënim foto, por arsyen se kuptova kurrë. (Qesh). Unë sigurisht që pranova me kënaqësi.

Sporti që ju ushtroni është një disiplinë që kërkon vullnet, si ja keni dal për të arritur formësimin trupor që keni sot?

Palestra për mua është pasioni më i madh. Kohën që unë kaloj duke u ushtruar nuk e konsideroj si sakrificë për të arritur një qëllim të caktuar. Unë e shijoj kohën që kaloj aty dhe është një aktivitet që unë i jap prioritet. Unë kam thuasje 10 vjet që shkoj çdo ditë në palestër. Aktiviteti fizik nuk më ndihmon thjesht që të mbaj trupin në formë, por më ndihmon dhe për të çliruar stresin dhe energjitë negative që akumuloj gjatë ditës.

Mbani një dietë strikte për trupin, duke kosumuar ushqime të veçanta, apo hani ato që ju tundojnë më shumë, e çfarë ju del përpara?

Nuk kam një regjim të mirëmenduar. Më pëlqen ushqimi dhe nuk e ndaloj veten të konsumoj asnjë lloj ushqimi. Por unë nuk konsumoj alkool dhe nuk pi cigare. Nuk e konsideroj këtë një kufizim, pasi nuk më kanë pëlqyer kurrë. Fakti që unë nuk pi alkool dhe cigare më sjell përfitime jo vetëm në sportin që ushtroj por edhe për stilin e jetesës në përgjithësi.

Për optikën e njerëzve që nuk ju njohin, por thjesht ju shohin nga rrjetet sociale, ju dukeni shumë i fiksuar pas shtangës dhe e gjithë koha juaj harxhohet në palestër.  Eshte ky një konstatim i vërtetë apo i gabuar?

(Qesh). Nuk është i gabuar. Unë shkoj çdo ditë në palestër. Këtë rutinë nuk e ndjej si detyrim, por kam dëshirë që ta ndjek. Siç e përmenda dhe më lart, palestra për mua është ushtrim për trupin dhe mendjen. Nuk dua ta ekzagjeroj, por nëse nuk shkoj në palestër për një periudhë kohe të gjatë, më mungon shumë.

‘Akrepat’ njihen si njerez me ambicie, sedër të sëmurë, shumë seksual, psikolog të mirë dhe atlet të vërtetë. Tek cila  nga këto kategori që përmenda e gjen veten Mikeli?

Nuk jam shumë i dhënë pas astrologjisë, por e konsideroj veten ambicioz dhe shumë të përgjegjshëm. Pergjegjshmëria që kam më bën ndonjëherë të ndihem i detyruar të plotësoj pritshmëritë e të tjerëve dhe nuk i marr përsipër nëse nuk jam 100% i sigurt që i arrij. Për mua është shumë  e rëndësishme të mbaj fjalën që jap dhe të jem i suksesshëm. Prandaj, ndoshta nuk është cilësia ime më e mirë, por po, kam shumë sedër. Në disa raste kam patur dhe intuitë të fortë përsa i përket natyrës njerëzore.

-Ju kanë ardhë oferta për të qenë imazh i ndonjë brendi?

Jo, ende jo. Por jam i hapur ndaj ofertave të tilla. (Qesh).

Sipas Mikelit në palestër shkohet për t’u ushtruar, flirtuar,apo për të bërë thashetheme?

Në palestër shkohet për tu stërvitur.

Synon të bësh karrierë në polici apo keni synime të tjera për jetën?

Unë jam në një moshë që kam mundësi të shumta për të bërë karrierë dhe kam në plan ti dedikohem këtij profesioni.

Mikeli në këto momente është i lidhur apo single?

Jam në një lidhje, dhe jam i lumtur.

Shumë të rinj shqiptar largohen nga Shqipëria për një të ardhme më të mirë, po ju keni menduar ndonjherë të largoheni? Nëse po,  ku?

Kur mendoj mundësitë e mia për punë dhe karrierë sigurisht që i konsideroj të gjitha opsionet. Të ardhmes nuk i dihet kështu që nuk mund të them me siguri po ose jo.

Legjendat urbane thone se; “meshkujt spornoseksual, me ‘biceps’ dhe ‘triceps’ nuk lexojnë shume!” Eshte ky një paragjykim apo një e vërtëtë?

(Qesh). Nuk më pëlqejne steriotipet, prandaj do them që paragjykimi nuk është i vërtetë. Mos paragjykoni njerëz! Gjithsesi mund të të përgjigjem për veten time. Kam disa mungesa në këtë front, por kur kam kohë te lirë mundohem të rikuperoj sado  pak.

Dëgjojmë shpesh nga meshkujt e  rinj në Tiranë të thonë: “Kjo është e mire në shtrat për vetëm një natë!” Po Mikeli ç’mendon? Jeni pro frekuentimit me femrat për një one-night stand?

Jo, nuk më ka ndodhur kurrë. 

 -Sipas Mikelit rinia shqiptare po bën progres apo regres?

Sigurisht që po bën progres. Duke qenë se kemi akses të palimituar në informacion, mendoj që jemi një brez shumë i lidhur me rrjetet sociale dhe përqafojmë çdo informacion dhe risi që lind. Kjo më pëlqen dhe përsa kohë i gjendemi pranë njëri-tjetrit, dhe kërkojmë të drejtat tona në çdo drejtim, mendoj që po ecim drejt zhvillimit.

Mikel në përgjithësi pagat në Shqipëri nuk janë shumë të larta në raport dhe me çmimet e tregut. Si familjarët ashtu edhe të rinjtë gjenden në vështirësi herë pas here për të përballuar shpenzimet  e muajit. Ju personalisht si i menaxhoni  të ardhurat tuaja. Ka raste që mund të privoheni nga dëshirat tuaja?

Unë bëj një jetesë normale, pa shumë luks por sigurisht pa mungesa. Megjithatë, ka pasur dhe momente që jam privuar nga dëshirat e mia për arsye financiare.  Por preferoj më mirë të jem i pavarur dhe të privohem nga disa dëshira, sesa të te jem i varur nga të tjerë për ti plotësuar ato. Me një planifikim të thjeshtë mujor, ia dal që ti mbuloj shpenzimet e mia, ndonëse e mira s’ka fund dhe sigurisht do të më pëlqente të isha akoma më i plotësuar nga ana financiare.

Sa peshë ka për ju fjala miqësi? Dhe a ka miqësi të pastër në ditët e sotme?

Unë besoj në miqësi të vërtetë dhe deri më tani e kam patur. Jam i bindur që kështu do të vazhdojë të jetë.

Eshte familja e para në gjithçka për Mikelin?

Familja është më e rëndësishmja për mua në jetë.

 Intervistoi: Eraldo Xhelili.