SHARE

“Ndoshta tani, kështu e vjetër dhe papërvojë në lidhje me fëmijët, do të tingëllonte shumë egoiste, por kur të jeni plakur atëherë do ta kuptoni se sa ju duhet të keni një fëmijë”.

“Ju drejtohem e trishtuar dhe e thyer për shkak të dëshirës së pamëshirshme për të pasur fëmijë. Por nuk kam. Prita shumë..”. Me këto fjalë e filloi rrëfimin e saj, zonja për të cilën lindja e fëmijës më nuk është e mundur, zonja e cila gjysmën e jetës së saj e dinte se asnjëherë nuk do të ketë fëmijë, kurse gjysmën tjetër ishte pishman për atë. Tani, ajo e ndanë mesazhin e saj me ne:

“Dë dashura vajza – mos lejoni që edhe për ju të jetë vonë. Sot, të paktën keni shumë mundësi që të sillni në jetë një fëmi, fëmi tuajin, të cilin do ta duani më shumë se çfarëdo tjetër në këtë botë dhe i cili do të ju japë dorën kur të plakeni, transmeton Femina.al

Rrëfimi im filloi shumë kohë më parë, kurse tani do të mbush 65 vjet. Jetoj e vetme me dy qentë e mi. Ndonjëherë kjo ishte ëndrra ime që e kam jetuar si një grua e pavarur e cila në atë kohë ishte nga të paktat e cila vendosi të jetojë jetën e një vajze dëshira e së cilës ishte të ketë karierë, udhëtime nëpër botë dhe të argëtohej. Të jetojë me gjoks të plotë pa asnjë zinxhirë dhe pranga që do ta ndalonin. Por, atëherë nuk e kisha këtë njohuri që e kam tani.

Nuk kam askënd rreth vetes për të më ndihmuar. Sepse ishta egoiste, sepse mendojsa se nuk më duhen fëmijë. Kur miqtë të largohen nëpër botë, kur të afërmit janë edhe më të vjetër se ju, kur nuk do të keni që kush të kujdeset për ju, e kuptoni se sa keni humbur. Derisa nuk është vonë, lindni fëmijë, i cili, logjikisht është vazhdim i jetës sonë. Mos e prisni momentin dhe partnerin e përkryer. Qeni nuk mund të ju përgatisë ushqimin, të ju dërgojë te mjeku. Tani do të keni nevojë për dikë kur nuk mundeni vet.

Vet jam fajtore për atë që jam e vetme, por kujtoni fjalët e një gjyshe – të gjitha vajzat që krijojnë karierë dhe mendojnë se më mirë është që të lindet fëmijë më vonë në jetë, le të më dëgjojnë para se të jetë shumë vonë. Mos lejoni që ta lëndoni veten tuaj..”. /Femina.al/