SHARE

Spirulina është alga e gjelbër e njohur ndryshe si ushqimi më i pasur në botë.

Ka 2300% më shumë hekur se sa spinaqi, 3900% beta karotën më shumë se karrota, 300% më shumë kalcium se sa qumështi, 375% më shumë proteina se sa tofu. Krahasuar me nivelet e fitonutrienteve, ka 31 herë më shumë fitonutriente se sa boronicat dhe 60 herë më shumë se sa spinaqi. Spirulina bën mrekulli në shëndetin tonë.

Kujdeset për shëndetin e mëlçisë, redukton dhimbjen, redukton simptomat e alergjisë, mbron nga radiacioni, antiinflamator, rrit sistemin imunitar, kujdeset për shëndetin e syve, parandalon rritjen e yndyrave në gjak, mbron qelizat nervore, kap metalet e rënda në trupin tonë dhe i nxjerr jashtë, i pasur me jod, kujdeset për shëndetin e tiroideve, parandalon dhe ndihmon në rastet me sëmundjet e zemrës, trajton hipertensionin.

E pasur me omega 3, omega 6, omega 9, 65% proteina dhe acidin yndyror gama linoleik (GLA), me të gjitha aminoacidet esenciale. rregullon nivelin e sheqerit në gjak, ul riskun për kancer. Shumë e pasur me klorofil, furnizon të gjitha qelizat me oksigjen.

Burim i të gjithë elementeve ushqyese si: vitaminë B-1 (thiaminë), vitaminë B2 (riboflavine) B-3 (nikotinamine) B-6 (piridoksine) vitaminë B-9 (acid folik), vitaminë C, D, A dhe vitaminë E. E pasur gjithashtu me kalium, kalcium, krom, bakër, hekur, magnez, mangan, fosfor, selenium dhe zink. Po ashtu është edhe super i pasur me kalcium.

Spirulina tretet shumë lehtë, bën rigjenerimin e qelizave (anti-moshë), antimykotik, antibakterial, antivirusal.

Është provuar se ka efekt kundër herpesit dhe HIV-it, e ndër të tjera ndihmon edhe në humbjen e peshës.

Përdoret për të gjitha moshat – 1-5 gram çdo ditë, shtohet në çaj, lëngje frutash apo thjeshtë ujë.