SHARE

“La Casa de Papel” është shndërruar tashmë në një prej serialeve më të ndjekura në mbarë botë.

Kjo telenovelë ka fituar edhe simpatinë e shumë shqiptarëve, të cilët tashmë kanë mundësinë të ndjekin sezonin e tretë të këtij seriali, të publikuar së fundmi.

E veçanta e serialit janë emrat e personazheve grabitës, të cilët janë nofka me emra të kryeqyteteve të famshme të botës.

Një nga personazhet e serialit, e cila në këtë serial mban nofkën Nairobi (kryeqyteti i Kenias në Afrikë), në një video të publikuar së fundmi në rrjetet sociale, ka treguar se do të donte të kishte emrin e një kryeqyteti shqiptar.

Bëhet fjalë për kryeqytetin e Shqipërisë, Tirana – emër ky së cilit aktores Alba Flores, e cila luan këtë personazh, do t’i pëlqente ta kishte në serial.

Tutje përgjatë videos, ajo thotë se e njeh mirë kryeqytetin shqiptar dhe Shqipërinë në përgjithësi.