SHARE

dashuriaal
A të ka ndodhur ndonjëherë që partneri yt të ketë harruar një bluzë te ti me të cilën të të ketë zënë gjumi më pas, duke e mbajtur pranë vetes?! Apo të kesh nuhatur jastëkun ku ka fjetur një natë më parë? Nëse e kutjon veten, do të kujtosh edhe buzëqeshjen e pavetëdijshme që merr menjëherë fytyra jote. Po, sepse aroma e njeriut të dashur është në gjendje që të largojë stresin menjëherë!

smelelinglo

Së fundmi e ka pohuar këtë edhe një studim i Universitetit British Columbia, në Kanada, që kishte qëllimin të hetonte efektet e aromave në stres. Gjatë studimit, 96 grave iu dhanë bluzat e partnerëve të tyre që ishin mbajtur të veshura për 24 orë dhe bluza të tjera të veshura nga njerëz të panjohur për to. Më pas, këtyre grave iu mat edhe niveli i stresit!

Sipas rezultatit, ato që kishin nuhatur aromën e partnerit të tyre, më pas, kishin nivel më të ulët të stresit. Përfundimi i studimit tregoi se aroma e njeriut të dashur ndikon pozitivisht në përgjigjet tona psikologjike e fiziologjike./LIVING