SHARE

Sipas mjekësisë tradicionale kineze, lëkura, sikur organi më i madh që është, mund të jetë treguesi i parë i pasojave të këqija jetësore dhe i sëmundjeve.

Më poshtë mund të lexoni se si janë të lidhura ndryshimet në fytyrë me problemet e ndryshme shëndetësore.

Balli – fshikëza urinare dhe zorra e hollë

Ndryshimet: Puçrrat dhe lëkura e yndyrshme
Shkaktarët: Sasitë e tepërta të ushqimeve të përpunuara dhe alkoolit, sheqerit dhe stresit.

Pjesa midis vetullave – mëlçia

Ndryshimet: Puçrrat, cistet dhe lëkura e yndyrshme
Shkaktarët: Puna e rritur e lukthit, për shkak të ushqimeve vështirë të tretshme, sasitë e mëdha të mishit të kuq, alergjia në disa përbërës të ushqimeve.

Sytë dhe pjesa nën ta – veshkat

Ndryshimet: Nxirja e lëkurës, ënjtja
Shkaktarët: Pirja e duhanit, përdorimi i alkoolit, qarkullimi i keq, problemet me zemër.

Hunda – zemra

Ndryshimet: Puçrrat, njollat, yndyra e tepërt
Shkaktarët: Qëndrimi i tepërt në ambient të mbyllur, ajri i ndotur, gazrat, fryrja, qarkullimi i keq, shtypja e lartë e gjakut.

Faqet – mushkëritë dhe veshkat

Ndryshimet: Zbehja, puçrrat, njollat…
Shkaktarët: Pirja e duhanit, stresi, ushqimet jo kualitative.

Buzët dhe mjekra – barku

Ndryshimet: Puçrrat, njollat e errëta, zbehja e lëkurës
Shkaktarët: Ushqimet e yndyrshme, sheqeri në sasi të tepërta, kafeina dhe alkooli, stresi, mungesa e gjumit.