SHARE

Edhe pse kafjalli është njëra ndër shujtat më të rëndësishme dhe ekspertët sugjerojnë të mos e anashkalojmë, prapëseprapë duhet të merrni për bazë atë se çfarë duhet të konsumoni.

Produktet e mishit të tymosur

Mishi i përpunuar dhe i tymosur përmban nitrate të cilat ndërlidhen me kancerin e zorrës së trashë. Nga instituti për hulumtim të kancerit sugjerojnë se si rreziku për kancer të zorrës së trashë mund të pakësohet nëse pakësohet konsumi i nitrateve në organizëm.

Drithërat me sheqer

Sipas ekspertëve shëndetësorë, pasi t’i keni konsumuar drithërat me sheqer, niveli i sheqerit në gjak rritet në masë të madhe,e më pas bie përnjëherë. Kjo ndikon që organizmi të mbetet pa energji që në fillim të ditës.

Petulla ma salcë artificiale

Sasia e lartë e fruktozës në salca të tilla sjell deri te kilogramët e tepërt, e pikërisht kjo yndyrë shton rrezikun për t’u prekur nga kanceri.