SHARE

Në studimin e fundit, ata që gjatë mëngjesit i ishin ekspozuar diellit të mëngjesit kishin indeks më të vogël trupor në krahasim me të tjerët.

Ekspozimi në diellin e mëngjesit rregullon metabolizmin. Dielli në mëngjes nuk është i shëndetshëm vetëm për lëkurën, por në mënyrë të drejtpërdrejtë ndikon në humbjen e kilogramëve, zbulojnë ekspertët amerikanë.

Mu për këtë fakt, ata sugjerojnë që ditën ta filloni në diell, e nuk keni as pse të dilni jashtë, por mund të qëndroni edhe brenda të prekur nga rrezet që vijnë nga jashtë.

Të anketuarit e moshës 30 vjeçe, për një javë rresht kishin mbajtur dorëza me sensorë të veçantë, të cilët, në periudhën midis orës 8 dhe 12, kishin matur efektin e rrezeve të diellit në masën e indeksit trupor.

Ekspozimi në diellin e mëngjesit kishte ndikuar në humbjen e kilogramëve, madje kjo ishte përcaktuar me rrezet artificiale ndërsa ekspozimi në rrezet e diellit të paradites kishte efekt dy herë e gjysmë më të lartë. Ata që gjatë mëngjesit ishin më shumë të ekspozuar ndaj rrezeve të diellit kishin indeks më të vogël të trupit.

Sipas ekspertëve, ekspozimi në diellin e mëngjesit përshpejton metabolizmin si dhe mundëson shkrirjen e yndyrës.