SHARE

Për një pije me kakao, e cila ju ndihmon në përqendrim, nxit kujtesën dhe ul shtypjen e gjakut, ju nevojiten vetëm katër përbërës. Përgatiteni vetë këtë pije për vetëm pesë minuta me ndihmën e qumështit të bademit, kakaos organike, çokollatës së zezë dhe bimën stevia.

Receta:
  • 1 gotë qumësht të bademit
  • 1 lugë të çajit kakao organike në pluhur
  • 2 lugë të çajit çokollatë të zezë kualitative
  • Mund ta ëmbëltoni me bimën stevia, por nëse dëshironi mund ta përdorni edhe mjaltin.

Kjo është një pije e ngrohtë, të cilën lehtë mund ta përgatisni, e përfitimet janë se do të jeni më të kthjellur, më të mprehtë në mendime, por edhe kujtesa juaj do të ketë hapësirë më të gjerë.