SHARE

Veshët – Në vendin e fundit të klasifikimit të “Cosmopolitan” renditen veshët. Kush është ai burrë që nuk dëshiron t’i thotë fraza të ëmbla dashurie partneres së tij?!

Këmbët – Këmbët dhe kaviljet ndërkohë zënë vendin e dhjetë të pozicionimit. Asnjë burrë nuk mund t’u rezistojë dot këmbëve të bukura, për më tepër kur femrat veshin këpucë me taka.

Pulpi i këmbës – Po, pikërisht pulpi i këmbës renditet në vendin e nëntë! Absolutisht kjo pjesë e trupit femëror është një nga surprizat e klasifikimit të “Cosmopolitan”.

Pjesët intime – As ato nuk mund të mungonin në preferencat e meshkujve. Pjesët intime zënë vendin e tetë.

Shpina – Shpina lë pas në renditje pjesët intime, duke fituar vendin e shtatë të klasifikimit.

Barku – Meshkujt duket se pëlqejnë një bark të skalitur, por të butë.

Qafa dhe dekolteja – Vendi i pestë i takon qafës dhe dekoltesë.

Ijët – Ijët, që gjithmonë janë sinonim i sensualitetit, zënë pozicionin e katërt në renditjen e pjesëve femërore që burrat pëlqejnë më shumë.

Gjoksi – Medalja e bronzit shkon për gjoksin, i cili zë pozicionin e tretë të klasifikimit të “Cosmopolitan”. Vetëm 1/3 e meshkujve të pyetur mendojnë se gjoksi i madh është shumë seksi. Për shumicën (60 për qind) nuk është i tillë. Shumica dëshirojnë përmasat mesatare të një gjoksi, ndërsa pohojnë se mbajtja e gjoksit në dorë dhe përkëdhelja e tij është një ndjesi shumë erotike.

Buzët – Në vendin e dytë janë buzët. Disa studime kanë treguar se, kur një burrë takon një grua për herë të parë, për 10 sekonda ai fikson buzët e saj.

Sytë – Në vendin e parë janë sytë. Absolutisht sytë janë pjesa më femërore dhe më e dashur për meshkujt.