SHARE

Kanceri i gjirit zakonisht është i pranishëm te gratë, por edhe burrat mund të preken nga kjo sëmundje e rrezikshme.

Simptomat te meshkujt janë të ngjashme me ato që gjenden te gratë – gungat e vogla në sqetull mund të jenë shenjë treguese.

Ndërsa një në tetë gra do të diagnostikohet me kancer të gjirit gjatë jetës së tyre, një në 870 burra do të preken nga sëmundja vdekjeprurëse.

Zakonisht ndodh te meshkujt mbi moshën 60 vjeç, por herë pas here mund të preken edhe meshkujt e rinj.

Meshkujt e diagnostikuar me kancer gjiri në një fazë të hershme kanë një shans të mirë për një kurë, por ende shumë burra hezitojnë të vizitojnë mjekun nëse vërejnë një nga shenjat ose simptomat e zakonshme.

Sipas NHS, simptomat e kancerit të gjirit në meshkuj përfshijnë:

Një gungë në gji – kjo zakonisht është e fortë, pa dhimbje dhe nuk lëvizë brenda gjirit.

Ju duhet të vizitoni mjekun menjëherë nëse vëreni se keni një simptomë të tillë.