SHARE

Në disa faqe të ndryshme ku flitet për përkujdesin e nënës ndaj fëmijës, po qarkullon një letër e cila tashmë është bërë virale në internet.

Letra është shkruar nga Maria Tarkany dhe paraqet nostalgjinë për rrëmujën në shtëpi, që do ta kenë nënat kur fëmijët e tyre të rriten.

Kjo është letra që po qarkullon në faqe të ndryshme:

Disa ditë më duket se nuk ia dal dot me gjithë ato rroba të palara dhe rrëmujën në shtëpi.

Por sot ndjeva një kënaqësi pasi vura djalin në gjumë, dhe sërish u gëzova kur i lexova librin e preferuar vajzës sime dhe atë e zuri gjumi afër meje. Po aq e lumtur u ndjeva edhe kur bashkëshorti më dha puthjen e natës së mire.

Kalova pak kohë sot duke pastruar dhomën e ndenjës. Pasi e përfundova, u ula në tokë dhe nisa të qaj. Qava sepse e gjitha kjo do të më mungojë një ditë.
Do më mungojnë shumë ato perimet që bien nga karrigia e ushqimit të djalit dhe ngjiten pas lodrave të tij në tokë.

Do të mungojë edhe ajo pasiguria teksa kontrolloj çdo cep të tokës se mos vajza e madhe ka lënë ndonjë lodër me të cilën djali mund të mbytet.
Do më mungojnë shumë ato shenjat e gishtave të vegjël të përlyer me kos e të ngjitura nëpër dyer e dritare.
Do të më mungojë edhe kërkesa e tyre për të fjetur me ta çdo natë, derisa t’i zërë gjumi dhe më pas unë të rrëshkas në dhomën time të fjetjes.

Shumë shpejt aq sa pa e kuptar do të mbetemi vetëm me një kuti të vogël lodrash, të cilën do ta ruajmë për nipërit tanë e do të luajmë me ta kur të vijnë të na vizitojnë.
Bashkë me fëmijët tanë do të përpiqemi t’i mbledhim sërish për të pastruar dhomën.

Dhe përsëri unë do të qaj sikurse bëra sot, teksa do të kujtoj ditën kur mblidhja lodrat e fëmijëve të mi.

  ~

Maria Tarkany